Filmi “Shok”, pretendent për tu nominuar për Ocsar

Kultura

Filmi “Shok”, pretendent për tu nominuar për Ocsar

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 20:52

Filmi “Shok” i regjisorit Jamie Donoughe, është në mesin e dhjetë filmave që The Academy of Motion Picture Arts & Sciences, institucioni i cili e ndan çmimin e madh Oscar, ka radhitur si të mundshëm për tu nominuar për filmi më të mirë të metrazhit të shkurtër – “live action”.

“Shok” është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat