Shitet 500 mijë dollarë kontrata e legjendave “Beatles” (Foto)

Kultura

Shitet 500 mijë dollarë kontrata e legjendave “Beatles” (Foto)

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 19:43

"Paratë nuk mund të blejnë dashurinë", këndonin dikur Beatles, por një kontratë zbuloi grupin më të suksesshëm të pop-it të të gjitha kohërave. Kjo kontratë i hapi rrugën karrierës së grupit “Beatles”.

Kontrata u shit më 29 shtator në Londër për një shumë prej 365 mijë sterlinash (500 mijë dollarë), njoftoi Shtëpia e Ankandeve “Sotheby’s”.

Mbetet e vetmja marrëveshje e shkruar mes katër anëtarëve historik të “Beatles”, George Harrison, Paul McCartney dhe Ringo Starr dhe menaxherit të tyre, Brian Epstein, i cili vdiq nga një overdozë në vitin 1967. Shpeshherë Epstein është cilësuar si anëtari i pestë e “Beatles”.

Kjo akt marrëveshje u nënshkrua më 1 tetor të vitit 1962, katër ditë para daljes së këngës së parë “Love Me Do”. “Beatles” kishin nënshkruar kontratën e parë me “Epstein”, ndërkohë që Pete Best ishte ende bateristi i grupit.

Pas zëvendësimit të tij me Ringo Starr­in, të dy palëve iu desh të ndryshonin kushtet e kontratës. Mund të gjejmë mbi kontratë firmën e muzikantëve dhe atë të etërve të Paul McCartney dhe George Harrison­it, pasi ata ishin asokohe nën moshën 21­-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat