Në nëntor mbahet 'PreFoto' në Preshevë

Kultura

Në nëntor mbahet 'PreFoto' në Preshevë

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 12:04

"PreFoto" do të mbahet gjatë muajit nëntor, ndërsa data e fundit për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më 20 tetor 2015.

'PreFoto" , është konkursi i parë ndërkombëtar i llojit të vetë, i organizuar në Luginën e Preshevës dhe si konkurs, si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, gjegjësisht të vlerësohet ana profesionale e asaj fotografie.
Organizatorët kanë bërë të ditur për KultPlus se "PreFoto" do të mbahet gjatë muajit nëntor, ndërsa data e fundit për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më 20 tetor 2015.

Bëhet e ditur se fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çmimit special do të shpërblehen nga organizatorët e këtij konkursi kurse tema për këtë edicion është e lirë. Të interesuarit për detaje të tjera mund të kontaktojnë me organizatorët nëpërmjet emailit [email protected]/KultPlus.com

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat