Karikaturat “Therrë Murizi” në “Komedia Fest” në Gjakovë

Kultura

Karikaturat “Therrë Murizi” në “Komedia Fest” në Gjakovë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 18:09

Dita e katërt e festivalit “Komedia Fest” në Gjakovë kaloi më ndryshe nga të tjerat. Pjesë e festivalit ishte edhe ekspozita e karikaturës “Therrë Murizi”. Hapja e kësaj ekspozite retrospektivë e karikaturistit Ramadan Zaplluzha u prit mjaftë mirë nga artdashësit në këtë qytet.

Në Galerinë e Pallatit të Kulturës “Arsim Vokshi” në Gjakovë, në kuadër të festivalit “Komedia Fest”, që këtë vit po shënon edicionin e katërt, u tha se karikatura është një prej arteve më të bukura, derisa autori i ekspozitës së sotme u cilësua si ndër emrat e parë të karikaturës shqiptare.

Organizatori i festivalit, Lekë Zatriqi ditën e sotme të festivalit e cilësoi si të veçantë për shkak të hapjes së ekspozitës “Therrë Murizi”.

Lekë Zatriqi: Raqmadan Zaplluzha, ndër emrat e parë të karikaturës shqiptare

“Është ndër emrat e parë të karikaturës shqiptare dhe stili që ka, me publikimin e punimve në mbi 70 gazeta dhe revista të ndryshme, jo vetëm në vend por edhe jashtë në ballakn dhe mbarë Europën. Punimet e tij me një karakteristikë të veçantë kanë pas shumë efekt dhe ndikim në vetdijësimin e shoqërisë sonë dhe zhvillimet, qofshin ato politike apo të tjera shoqërore”, tha ai.

Hapjen e kësaj ekspozite e përshëndeti edhe aktori Sulejman Lokaj.

Pjesëmarrjen e kësaj ekspozite ai e quaji pasurim të festivalit.

Sulejman Lokaj: Karikatura e pasuroi festivalin

“Festivalin e komedisë e pasuroi edhe një element tjetër i kulturës, një element që vetëm Zoti di t’ia dhurojë njeriut, siç është karikatura. Kemi piktorë, skulptorë me mijëra në botë, e karikaturistët mund t’i numërojmë në gishta, sepse është një dhunti e rrallë që perëndia ia falë njeriut. Karikatura ka aq shumë rëndësi, sado e vogël të jetë e qëllon karakterin e njeriut, të shoqërisë, qoftë shoqërore-politke, dhe të gjitha ato e përcjellin jetën e njeriut”, tha Lokaj.

Autori i ekspozitës, duke folur me shumë dashuri e pasion për karikaturën, tha se ajo është ndër artet më të bukura.

Ramadan Zaplluzha: Arti më i bukur është karikatura

“Karikatura është art, bile, një prej arteve më të bukura që mund të ndikojnë tek shikuesit që janë të interesuar të përcjellin karikaturën”, tha ai.

E ata që po përfitojnë sado pak nga ky festival, janë fëmijët me nevoja të veçanta.

Mjetet e grumbulluara nga shfaqjet në këtë festival, do t’u dhurohen fëmijëve me nevoja të veçanta.

Këtë e tregoi defektologu Mazllum Karamani.

Mazllum Karamani: Mjetet e grumbulluara shkojnë për fëmijët me vështirësi në të folur e të dëgjuar

“E gjithë kjo që bëhet dhe që mbahet ky festival ne jemi falënderues të dyfishtë, sepse që nga viti i kaluar ne kemi një bashkëpunim të rregullt me Komedia Fest, dhe mjetet të cilat grumbullohen gjatë tërë javës së shfaqjes, u dedikohen fëmijëve me nevoja të veçanta, konkretisht atyre me vështirësi në dëgjim e të folur. Jemi shumë falënderues dhe kemi bashkëpunim dhe do ta vazhdojmë”, tha Karamani.

Ekspozita e karikaturës u vizitua dhe u përcoll me vëmendje nga një numër i konsiderueshëm artdashës gjakovarë.

Organizatorët e festivalit “Komedia Fest” për sonte kanë paralajmëruar performancën e DJ-ve Gamblemania dhe Duo Di Xhejs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat