Baba i Kombit (Akademik Mark Krasniqit)

Kultura

Baba i Kombit (Akademik Mark Krasniqit)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 10:01

I them vetes mos qajë
Behu i fortë, mbahu he burrë
Mbaje hidhërimin për vete
Mos ta shohin të tjerët kurrë

Mark Krasniqi ndërroj sot jetë
U shua një qiri në altarë
O, sa i madh që ishte
Sa i dashur, intelektual e shqiptar

Me mija qirinj të rinj u ndezën
Nga ajo flakë tashme e shuar
Me dhjetëra vepra kombëtare të lëna pas
Nga dora dhe mendja e ti e praruar

Populli për ty do të thurë elegji
Fytyrë markante e kombi tonë
Dhimbjen e vdekjes do ta kthejmë n ‘krenari
Akademik i vërtete i dijes sonë

Njerëzit e tillë nuk vdesin kurrë
Janë për jetë në histori
Porsi Profesori jonë i madh
Qe krejt çka pat, e dha për Shqipëri

Po të kishte ndonjë ligj
Që dialektika e natyrës e lejon
Shumë vjet të mija do ti epja
Vetëm Marku të jeton

Lotët tani po më tradhtojnë
Këto pak rreshta kur po i shkruaj
N`pa mundësi të jem pranë teje
T ‘përqafoj, e dhimbjen ta shuaj

Ishim miq, e t ‘kishim si Baba
N ‘ditë të vështira na u gjende pranë
Sa të jetë jeta të përkujtojmë
Baba i kombit, ishe shpresa jonë.
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 28 gusht 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat