Shqiptari merr vëmendjen e New York Times për artin në rrugët e New York-it (Foto/Video)

Kultura

Shqiptari merr vëmendjen e New York Times për artin në rrugët e New York-it (Foto/Video)

Më: 22 gusht 2015 Në ora: 00:34

Para dy viteve Pajtim Osmanaj ka emigruar nga Kosova për në New York i cili nuk ka arritur që ti përfundoj studimet në Fakultetin e Ariti në Prishtinë. Por ai ka punuar për një kompani të pllakave dhe gjatë tërë kësaj kohe Osmanaj ka pikturuar në rrugen ku janë galeritë më të njohura në botë.

Këto piktura të Osmanajt i kanë rënë në sy gazetës prestigjioze New York Times.

“Dy vite më parë, Pajtim Osmanaj u shpërngul nga Kosova në New York përderisa ishte në Faklultetin e Artëve për pikturë. Për ti`a dalur m`i pagur faturat ai filloi të punojë në ndërtimtari. Rastësisht, ai u gjetë duke punuar në 560 West Street në një ndërtesë të sofistikuar në West Chelsea afër High Line. I rrethuar nga galeritë e artit, në zemër të skenës bashkëkohore të artit, ai nuk mund të duronte pa e shprehur vetën.

"Ishte si një inspirim për mua" tha zotëri Osmanaj, 25 vjeqar, i cili nuk flet shumë mirë gjuhën angleze. Duke e shpenzuar kohën e tij të lirë në punë, ai tha, se vendosi, "Unë do ta shpreh artin tim", shkruan New York Times.

Gjithashtu, gjatë gjithë kësaj kohe është duke u xhiruar një dokumentarë për veprimtarin e Osmanajt në New York nga regjisori nga Kosova, Fisnik Muji.

Ai tha për Bota Sot se është në përfundim të këtij dokumentari e cila tregon jetën e Pajtimit në New York./A.M

Pamjet gjatë gjirimeve të dokumentarit nga regjisori Fisnik Muji i publikuar në New York Times:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat