DokuFest prezanton programin e edicionit të sivjetmë

Kultura

DokuFest prezanton programin e edicionit të sivjetmë

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 08:11

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST sot në një konferencë për media do të prezantojë programin e plotë të edicionit të 14-të të festivalit DokuFest, i cili do të mbahet nga data 08-16 gusht në Prizren.

Konferenca, në të cilën do të flasin drejtuesit dhe përzgjedhësi i programit të festivalit, do të mbahet në restorantin ‘Rings’ në Sheshin Nënë Terezë në Prishtinë, me fillim në orën 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat