MKRS ndan çmimet “Bekim Fehmiu” dhe për Kinematografi (Foto)

Kultura

MKRS ndan çmimet “Bekim Fehmiu” dhe për Kinematografi (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:28

(E plotësuar)-Aktori i vjetër Xhevat Qorraj ka qarë sot hallin e aktorëve të sotëm, përderisa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ndante atij çmimin kombëtarë për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”.

Qorraj, thekson faktin se më parë ka pasur më pakë aktorë, regjisorë e kameramanë por thotë se ka pasur më shumë para.

Gjatë marrjes së këtij çmimi Qorraj u shpreh i shqetësuar për mungesën materiale për aktorët e rinj përderisa tha se aktorët kosovar më shumë se kurrë po korrin suksese nëpër gjitha festivalet e botës.

Edhe juria profesionale e cila ka ndarë çmimet shprehu shqetësimin për numrin e vogël të artistëve të nominuar për çmimet në fushën e kinematografisë në nivel kombëtar.

Juria konsideron se një numër më i madh i konkurrimeve për këto çmime do të reflektonte një gjendje më reale të të arriturave kulturore.

Përpos Xhevat Qorrajt me çmim u vlerësua edhe Agim Sopi, po ky i fundit mori çmimin vjetor për kinematografi.

Këto dy çmime u vlerësuan si ndër çmimet më të mira që ndonjëherë kanë marr që të dy personalitetet.

Për aktorin Qorraj, ky çmim është më i rëndësishmi pasi që e mbanë edhe emrin e aktorit më të madh, “Bekim Fehmiu”.

Qorraj: Po na mungon diçka

“E sot masë një pune të gjatë, masë shumë e shumë shpërblimeve duket se ky është shpërblimi më i dashtun për mua, se mbanë emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiut...Përpara kemi pas aktorë, pak regjisorë, pak kameraman, por po më duket kemi pas pare pak ma shumë. Tash ka regjisor shumë, ka aktorë sa të duash, gjitha janë dhe kemi atë kryesore që nuk e kemi pas kurrë shtetin tonë, por është diçka po na mungon. Diçka po na mungon, jo neve pleqve por këtyre të rinjve...Kurrë aktorët tonë nuk kanë pas ma sukses në botë se sa kanë sot. Sot luajnë nëpër filma të ndryshëm, filma botëror, sidomos evropianë edhe po korrin suksese të ndryshme...gjithë këtyre ju mungon pak. pak kana material për me sh ku ma tutje”, tha Qorraj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha që më shumë se fjala e tij të vlejë fjala e jurisë dhe puna e fituesve të çmimeve.

Shala: Të vlerësohet fjala e jurisë

“Formalisht i japim ne, por këto janë çmime të jurisë, dhe unë edhe pse kjo ceremoni ka një tip format pak më zyrtare. Megjithatë të mbetet në rrafshin profesionale, dhe këtu duhet të vlejë shumë më tepër se sa fjala jonë, fjala e jurisë dhe puna e njerëzve të cilët i fitojnë këto çmime”, tha Shala.

Ndërkohë regjisori Agim Sopi nuk ishte i pranishëm për marrjen e çmimit./Sh.Ahmeti/

***
Çmimi Kombëtar për vepër jetësore "Bekim Fehmiu" iu dha aktorit Xhavit Qorraj, ndërsa çmimi vjetor për kinematografi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ia dha regjisorit, Agim Sopi.

Xhavit Qorraj, tha se ky është çmimi më me vlerë dhe me i rëndësishmi që e ka marr deri sot. Madje ai shprehi shqetësimin e tij për aktorët, regjisorët e rinj pas që tani po mungojnë materiale që këta të rinj të cilët po tregohem te suksesshëm nëpër festivale të ndryshme.

Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha që ky është një çmimi i rëndësishëm dhe se MKRS vetëm formalisht ndanë këto çmime.

Ndërkohë regjisori Agim Sopi nuk ishte i pranishëm për marrjen e çmimit.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat