“Klasa Jonë”, historia hebrenjve polakë në Teatrin Kombëtar

Kultura

“Klasa Jonë”, historia hebrenjve polakë në Teatrin Kombëtar

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 20:20

“Klasa Jonë”, vepër teatrore nga Tadeusz Slobodjanek, një bashkëpunim midis dy teatrove kryesore në Izrael, Teatrit “Cameri” në Tel Aviv dhe Teatrit Kombëtar “Habima”, do të vijë në Shqipëri si pjesë e një turi ballkanik gjatë muajit korrik.

“Klasa Jonë” do të jepet në Tiranë, në sallën e Teatri Kombëtar, më 23 korrik, ora 20:00.

Shfaqja, e cila tashmë është vënë në skenë në Poloni, Kanada, Amerikë, Spanjë, Itali , Çeki, Japoni, Brazil, Danimarkë, Suedi dhe Hungari, së fundmi fitoi Çmimin e Teatrit izraelit për 2014-ën, një çmim i rëndësishëm dhe prestigjioz që jepet nga Ministria e Kulturës së Izraelit.

“Klasa jonë” tregon historinë e nxënësve hebrenj dhe polakë të një shkolle të paraluftës në një qytet të vogël. "Leksionet" e njëpasnjëshme tregojnë historitë e tyre pikëlluese të jetës, plot me urrejtje, vdekje dhe hakmarrje. Komuniteti i nxënësve ndahet dhe në të njëjtën kohë lidhen së bashku nga kujtimi i së keqes.

Një ceremoni për të nderuar familjen Panariti si “ Fisnik mes Kombeve” që shpëtoi hebrenj gjatë Holokaustit do të paraprijë me një performancë artistike para se të fillojë shfaqja.

Projekti në Tiranë vjen në sajë të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës së Izraelit, Ambasadës Amerikane dhe Ambasadës Hungareze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat