"Gala Italia 2015", Orikum, Italia promovon kulturën përmes muzikës e modës

Kultura

"Gala Italia 2015", Orikum, Italia promovon kulturën përmes muzikës e modës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:30

E kthyer tashmë në traditë, mbrëmja Gala italiane e mbajtur në portin e jahteve në Orikum për të tretin vit radhazi, mblodhi personalitete shqioptare dhe italiane nga të gjitha fushat. Mbrëmja festive kishte për qëllim promovimin e kulturës së vendit fqinj përmes muzikës e modës.
“Gala Italia 2015″ zbriti për të tretin vit rradhazi në marinen e jahteve ne Orikum, me synimin për të promovuar kulturën italiane nëpërmjet modës e muzikës.
Massimo Gaianni: “Jemi te nderuar nga pjesemarrja e personaliteteve qe na kane nderuar ne kete mbremje. Do te prezanotjme kulturen italiane, ku sektori i fashion vjen sërish me nje stiliste te re por shume te talentuar e cila por prezantohet denjesisht ne tregun boteror. Italia ka interes të madh per Shqiperine, vecanërisht për Vlorën”.
“Gala Italia 2015″ vijoi me spektaklin ku u prezantuan trendet më të reja të modës, të ardhura nga stilistja romane, Giada Curti.
Talente të rinj italianë të muzikës pop, mes të cilëve i pranishëm dhe fituesi i Festivalit të fundit të Sanremos, Giovanni Caccamo.
Në këtë festë Gala ishin të ftuar ish-presidenti Mojsiu, deputetë dhe zyrtarë të lartë lokalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat