Edhe dy ditë hapet Panairi i Librit “Gjilani2015”

Kultura

Edhe dy ditë hapet Panairi i Librit “Gjilani2015”

Nga: Tefik Selimi Më: 6 korrik 2015 Në ora: 00:29

Sivjet, në Gjilan, Panairi i 43-të të Librit… do mbahet në ambient të habur në Platonë e Teatrit të Gjilanit nga data 8 korrik gjer më 10 të këtij muaji. Me këtë rast, shumë shtëpi botuese kanë bërë me kohë konfirmimin për të marrë pjesë në këtë “festë” të librit, i cili manifestim po adhurohet dhe po nderohet nga të gjithë.

Bujar Haziri, drejtor për Kulturë tha se, ky vit po shënon shumë ngjarje të lloj-llojshme rreth librit, i cili po prezentohet si në promovime të ndryshme dhe forma të tjera, po ashtu edhe në këtë “festë” mjaft të madhe e të organizuar nga Biblioteka Rajonale “Fan S. Noli” në Gjilan”. Pra, me kohë janë ftuar të gjitha shtëpitë botuese të librit që të jenë në këtë Panair, i cili ka siguruar panot për vendosjen e libirt falas. Këtë Panair e organizon Biblioteka Publike Rajonoale “Fan S. Noli” në Gjilan, e cila për librin nuk po kursen asgjë, vetëm e vetëm lexuesi të jetë i kënaqur dhe libri, shoku më i ngusht i njeriut të jetë më afër e në duar të lexuesve.

Edhe dy ditë kanë mbetur gjer tek hapja e Panairit të librit “Gjilani 2015”, panair ky që ka mirëpritur shumë shtëpi botues jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria e mese tjera me shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat