Mbyllet thirrja për pjesëmarrje në Akademinë Evropiane të Muzikës

Kultura

Mbyllet thirrja për pjesëmarrje në Akademinë Evropiane të Muzikës

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 19:07

Mbi 250 muzikantë kanë aplikuar për pjesëmarrje në edicionin e katërt të Akademisë Verore Evropiane të Muzikës që do të mbahet në Prishtinë nga data 19 deri më 30 korrik.

Akademia Verore Evropiane e Muzikës në Prishtinë – ESMA (European Summer Music Academy in Prishtina) ka pranuar një numër të madh të aplikimeve për pjesëmarrje nga studentë të cilët dëshirojnë të ndjekin master klasat me profesorë eminent evropianë dhe vendorë.

Aplikuesit e këtij edicioni përveç Kosovës vijnë nga vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi por edhe nga vende si: Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra dhe Turqia. Pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit (18 – 35 vjeç) është falas, ndërsa për studentë jashtë Prishtinës dhe Kosovës sigurohet edhe akomodimi në konviktin e Universitetit të Prishtinës.

Akademia Verore Evropiane e Muzikës organizohet në patronazhin e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, ndërsa përkrahet nga disa ambasada të shteteve evropiane (Ambasada Gjermane, Ambasada Norvegjeze, Ambasada e Holandës, Ambasada Zvicerane, Ambas ada Hungareze, Ambasada Çeke, Ambasada Austriake, Ambasada Franceze, Zyra Ndërlidhëse Rumune), “Kultura për të gjithë – Faza III” – projekt i Bashkimit Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe implementuar nga Interarts, Pro Credit Bank, Filarmonia e Kosovës, Fakulteti i Arteve, Shkolla e muzikës dhe artit "Misbah & friends", Pallati i Rinisë, Teatri Kombëtar, Hotel Sirius, Swiss Diamond Hotel etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat