Festival letrar për të rinj në Tiranë

Kultura

Festival letrar për të rinj në Tiranë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:19

AnchorShtëpia Botuese Toena është organizatore e Festivalit Letrar për të Rinjtë, i cili ka nisur që në muajin maj dhe do të përmbyllet në një edicion maratonë në fund të këtij viti,

AnchorShtëpia Botuese Toena është organizatore e Festivalit Letrar për të Rinjtë, i cili ka nisur që në muajin maj dhe do të përmbyllet në një edicion maratonë në fund të këtij viti, me synimin për t’u shndërruar në një traditë dhe për t’u zgjeruar edhe jashtë kufijve.
Tematika që i ka afruar këtë vit të rinjtë është “Pasqyrat e kohës sime” dhe në fund të garës do të shpallen tre fitues, nga një për çdo disiplinë. Ky festival fton të rinjtë e moshave 23-28 vjeç, të bëhen pjesë e tij me krijimet e tyre në gjuhën shqipe. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës.
Fazat e Festivalit dhe kalendari i aktiviteteve për të ndihmuar të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesëmarrës:
Faza e parë: 6 maj-15 korrik
Konkursi letrar me temë “Pasqyrat e kohës sime”. Kategoritë në të cilat pranohen ende aplikimet janë në: Prozë dhe ese me 5 mijë karaktere dhe poezi jo më shumë se 20 vargje. Një aplikues duhet të paraqesë krijim vetëm në një prej kategorive, nuk mund të publikohet apo shpërndahet individualisht në asnjë lloj forme të paktën për një vit nga përfundimi i këtij festivali. Pjesëmarrësit duhet të kenë moshën 23 vjeç dhe duhet ta vërtetojnë këtë. Krijimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe, i korrektuar dhe i redaktuar. Nuk lejohen krijime me karakter ofendues apo diskriminues. Krijimi duhet të jetë i pajisur me titull e nëntituj (për esenë). Afati i fundit për aplikimet është 15 korriku.
Faza e dytë: 15 korrik-30 gusht
Në këtë fazë do të bëhet edhe përzgjedhja e krijimeve më të mira, përmes një votimi online në faqen zyrtare të festivalit në Facebook, ku çdokush ka të drejtë të bëjë ‘like’ dhe duke komentuar jo më shumë sesa 5 fjali arsyen e preferencës së tij. Nga kjo mënyrë votimi do të kalojnë në grupin e pjesëmarrësve të fazës së tretë krijimet më të pëlqyera, nga një për secilën kategori. Një juri prej 3 anëtarësh nga fusha e letërsisë do të përzgjedhë 15 krijimet e tjera që do të përfshihen në fazën e tretë, nga pesë për secilën kategori. Numri i krijuesve të përzgjedhur nga dy mënyrat e votimit do të jetë 18.
Faza e tretë: shtator 2015

Gjatë këtij muaji do të zhvillohen tri seminare rikrijuese me pjesëmarrjen e 18 të përzgjedhurve të fazës së dytë. Puna në seminare do të përqendrohet në shndërrimet artistike në fushën e kinematografisë, pikturës dhe fotografisë; proza në një skenar, poezia në një kolazh kompjuterik apo instalacion, eseja në fotografi.

Faza e katërt: nëntor 2015.

Në nëntor do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të mëdha për fituesit në secilën kategori.

Faza e pestë: dhjetor 2015
18 krijimet më të mira do të botohen në një antologji letrare.
Me dërgimin e aplikimit secili pjesëmarrës do të marrë në këmbim një kod identifikimi. Afati përfundimtar i dërgimit të aplikimit është data 15 Korrik 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat