Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë, buxheti nuk mjafton

Kultura

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë, buxheti nuk mjafton

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 10:37

Kalendari i përbashkët kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës po ecën mjaft mirë sa i përket anës artistike, veçse problem i madh mbetet buxheti, i cili është i pamjaftueshëm për vijueshmërinë e këtij bashkëpunimi.

Shqetësimi është ngritur nga drejtori i Operas dhe Baletit në Tiranë Ilir Kerni, i cili në një intervistë për Kosovapress thotë se buxheti duhet patjetër të rishikohet, dhe madje pse jo të krijohet një fond i veçantë nga të dyja shtetet.

Kerni: Do të duhej një fond i përbashkët i kalendarit kulturor

"Marrëveshja midis dy ministrive nuk parashikon një buxhet të caktuar që mund të jetë për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Gjithsesi ështënjë lloj dashamirësie dhe predispozite nga të dyja palët që bëjmë ç' është e mundur që me këtë mundësi financiare që kemi ta çojmë gjithmonë e më tej (bashkëpunimin).Me shifra konkrete nuk mund të them por ndoshta do të ishte mirë që në mënyrë konkrete të parashikohej një fond i caktuar për bashkëpunim të një kalendari që mund të ishte i përbashkët. Gjithsesi edhe në vështirësi financiare ne nuk do të ndalojmà « këtë lloj bashkëpunimi sepse ekziston dhe dëshira nga të dyja palët. Intensiteti i këtij kalendari natyrisht që kërkon një buxhet që duhet të rishikohet. Kërkesa jonë ndaj Ministrisë së Kulturës është bërë, por duhet të kemi parasysh që buxheti i Ministrisë së Kulturës në krahasim me vendet e rajonit është tepër i vogël," tha Ilir Kerni, drejtor i Operas dhe Baletit.

Sa i përket shfaqjeve artistike drejtori thotë se pavarësisht vështirësive financiare ka pasur një nivel të mirë të këtij koperimi, të paktën sa i përket Operas, ndërsa listoi një sërë shfaqjesh të suksesshme që janë interpretuar mes Tiranës dhe Prishtinës deri më tani.

Kerni: Ishin të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunonin në art

"Do të theksoja në fillim se edhe para se të nënshkruhej marrëveshja kulturore ndërmjet dy ministrive, me ardhjen time në TOB, ky bashkëpunim filloi në mënyrë të menjëhershme për arsye se e para e kam patur si qëllim në vetvete, por edhe sepse ishin të gjitha mundësitë pasi unë para se të vija këtu kam punuar shpesh në Kosovë, dhe gjithçka e bërë atje ndihmoj që të ishte më i lehtë koperimi ndërmjet dy kulturave tona. Mund të përmend një sërë aktivitetesh që janë; baleti; 'Dasma' në 2014-ën, ku për herë të parë pas 34 vjetësh trupa e Baletit shkeli në TOB në Tiranë; në nëntor ka ardhur Ansambli 'Shota' për një koncert të madh festiv; në prill të 2015-ës erdhi Filarmonia e Kosovës me gjithë korin, pa diskutuar këtu artistë të veçantë që kanë marrë pjesë në produksionet e Operas. Kemi pasur një koncert me gjithë yjet e Operas nëpër botë dhe këtu kanë marrë pjesë edhe këngëtarë nga Kosova. Kemi patur tani afër edhe baletin e Kosovës me një shfaqje që pati një sukses të jashtëzakonshëm; Ngjyrat e vallëzimit. Presim që në datë 10 korrik të shkojë dhe një gr up i orkestrës tonë në Prishtinë," tha Kerni.

Drejtori i Operas dhe Baletit në Shqipëri Ilir Kerni thotë se veç këtej bashkimi të artit mes Shqipërisë dhe Kosovës, të dyja vendet, mund të mësojnë dhe të shkëmbejnë përvoja mes njëri-tjetrit, dhe nuk kanë pse e kërkojnë këtë gjë më larg tyre.

Ai lavdëron artistët nga Kosova dhe thotë se janë për t’u marrë shembull sa i përket edukatës së tyre artistike, e cila është e gjithanshme.

Kerni: Shqipëria dhe Kosova mund të mësojnë shumë nga arti i njëra-tjetrës

"Ne mund të marrim për mendimin tim shumë. Këtë e kam thënë dhe e kam ripërsëritur disa herë se ekziston një edukatë artistike dhe e gjithanshme që ndoshta është për t’u marrë shembull nga ana jonë. Ne kishim këtu Baletin e Kosovës me një shfaqje të një emri të dëgjuar në Ballkan por performanca e tyre ishte befasuese dhe gjëja e parë që më shkoi në mend është qà «; vërtet nuk kemi pse shkojmë më larg se sa deri në Prishtinë për të mësuar diçka më shumë mbi mënyrën se si komportohen artistët në raport me artin e tyre, me skenën. Edhe orkestra simfonike e Prishtinës bashkë me korin që bëri një performancë të jashtëzakonshme; ndërrimi i artistëve por edhe i kulturave në një farë kuptimi është i nevojshëm por edhe e bën si të thuash më të plotë më të fuqishëm kur jemi në bashkëpunim," tha më tej drejtori Ilir Kerni.

Përveç bashkëpunimit me Kosovën, Teatri i Operas dhe Baletit të Shqipërisë ka krijuar ura bashkëpunimiedhe me vende të tjera të Ballkanit si Kroaci;Mal i Zi, Maqedoni; dhe Serbi.

Kerni: Kemi krijuar bashkëpunim edhe me vende të tjera të Ballkanit

"E gjitha është një çështje buxheti, por ne kemi nënshkruar bashkëpunim edhe me Teatrin Nacional të Zagrebit; nga ana tjetër jemi në tentativa për një bashkëpunim dhe firmosje të një protokolli me Teatrin e Beogradit; po ashtu mundet që të kemi kontakte dhe bashkëpunim me Malin e Zi dhe me Maqedoninë; ndërkohë që përgatitemi për turne në Itali dhe më gjerë. Ka shumë mundësi që të krijojmë edhe një mundësi turneu edhe jashtë Evropës," tha ai.

Problemet dhe kërkesat për një institucion arti si TOB asnjëherë nuk mbarojnë, por infrastruktura, ambientet në të cilat punohet dhe buxheti duhet të jenëtë mjaftueshme për të qenë edhe arti në nivelin dhe performancën e duhur.

Ilir Kerni shprehet i kënaqur gjithsesi për faktin se vëmendja e qeverisë Rama është rikthyer nga TOB, dhe pas 65 vitesh ka nisur rikonstruksioni i ambienteve të Teatrit. Megjithatë vëmendja ndaj artit duhet të jetë edhe më e madhe, pasi jo vetëm artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit por gjithë artistët në përgjithësi janë ambasadorë të Shqipërisë nëpër botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat