​Një muaj shqip mes Beogradit

Kultura

​Një muaj shqip mes Beogradit

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 16:42

Në derën e një qendre kulturore në Beograd, ishte varur një letër e bardhë e formatit A4 dhe aty paralajmëronte se do mbahej një koncert në gjuhën shqipe.

Ajo letër mbante emrin e këngëtarit nga Kosova Shpat Deda, i cili do të ishte mysafiri i kësaj nate dhe ku do të këndonte plot 15 këngë në gjuhën shqipe.

Deda, arriti t’i shtyjë të vallëzojë gati 100 qytetarë serb të cilët e dinin apo nuk e dinin se kush do të performonte u gjendën në sallën e qendrës kulturore “KC Grad”.

Edhe pse Deda nuk këndonte në gjuhën e tyre, qytetarët serb u ndanë mjaft të kënaqur dhe nuk ndalonin se vallëzuari.

Edhe gjatë por edhe pas koncertit Shpat Deda, mori shumë brohoritje dhe komente pozitive.

Pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti ke si publik, për Shpatin janë të njëjtë.

“Publiku është një far mënyre që pasqyron çka ti i jep. Përvoja ime ma ka dhënë këtë bindje. Nëse ti del edhe nuk je rehat dhe nuk je tuj u kënaq, as publiku nuk ka me u kënaq. Nëse ti del edhe kënaqësh gjithmonë do të kënaqet edhe publiku. Nuk ka rëndësi prej nga janë hiq. Mbrëmë edhe pse si kanë marr vesh hiq prapë i ke pa njerëzit tuj kërcye edhe tuj kënaq. Më ka marr pak kohë me e kuptu këtë, por më në fund e kam marrë vesh”, tha Deda.

E, të këndosh shqip në mes Beogradit nuk ishte fare e vështirë për Shpatin edhe pse përderisa jashtë vendit ku bënte muzikë ai, rrethohej nga një numër i vogël policësh.

“Unë e di që ajo polici ka qenë më shumë si një lloj preventive për çdo rast, është mirë me pas. Por gjatë këtyre tri ditëve nuk kam pasur asnjë moment të parehatisë. Thjesht nuk kam shkuar me atë far idenë që kam shkuar në Beograd. Kam shkuar me një qytet që nuk e njoh aq shumë dhe kam pasur qejf me shtetit dhe me pa dhe qashtu ju kom qas dhe qashtu ju kom qas”, tha Deda për KosovaPress.

Se muzika është element që mund të thyej kufijt ë e tha edhe vet Shpati.

Koncerti i tij u organizua në kuadër të “Muaji i Prishtinës në Beograd”, i organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd dhe Qendra Liberale Demokrate në Prishtinë.

Në kuadër të këtij organizimi u mbajtën edhe shumë aktivitete tjera.

Në koncertin e Shpatit përveç publikut serb i pranishëm ishte edhe solisti i grupit Gipsy Grove, Bajram Kinolli, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij artistik Kafu.

Ky i fundit dha vlerësimet e tij për koncertin. Ai për KosovaPress, tha se Shpati dhe grupi i instrumentalistëve ishin pozitiv dhe shumë të mirë.

Ai, madje vetëm për këtë koncert kishte marrë rrugë nga Novisadi deri në Beograd.

Kinolli, mendon se aktivitetet e tilla janë të rëndësishme për të dyja shtetet dhe se koha do ta tregojë vetë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por, është i bindur se arti i zbut paragjykimet më shumë se politika.

“Këto aktivitete janë të rëndësishme në fillim për këto dy shtete. E sa të rëndësishme janë, spo di qysh me mat. Koha tregon vet. Kjo që po bëhet është thjesht. Artin ose kulturën në përgjithësi e kanë marrë si një instrument për me i zbut paragjykimet. Kështu që politika gjithmonë është më e fëlliqët se sa arti. Mendoj se arti e ka politikën më të sinqertë se sa politika në mes të këtyre dy shteteve”, tha Kinolli për KosovaPress.

Por jo vetëm Shpat Deda pati koncert në Beograd. Për gjatë një muaji në këtë vend u organizuan shumë ngjarje të tjera kulturore. Filma, ekspozita, debate e performanca të ndryshme ishin në dispozicion për publikun serb gjatë gjithë muajit qershor, në kuadër të organizimit “Muaji i Prishtinës në Beograd”.

Ky muaj u përmbyll edhe me një debat ku u fol për “Pozitën e g ruas në Kosovë dhe Serbi dhe ndikimi i vlerave patriarkale në art dhe kulturë”.

Disa prej femrave të cilat janë shndërruar në model të rezistencës shpalosën eksperiencat e tyre në një tavolinë të përbashkët.

Aktiviste kosovare e serbe thanë se shoqëritë e këtyre dy vendeve vazhdojnë të flasin për pozitën e gruas e cila jeton në një tendosje konstante tek i nënshtrohet krizave të ndryshme sociale.

Sipas sociologes dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës Vjollca Krasniqi, e cila ishte në paneliste e këtij debati, tek është përgjigjur në pyetjen sesi e definon politikën feministe, tha se ka një ndarje të shoqërisë dhe politikës.

“Kemi një trajektore në të cilën shoqëria shkon në një anë, politika në anën tjetër. Ideja është sesi feminizmi si një politikë dhe po ashtu perspektivë për barazinë e drejtësinë shoqërore mund të ndërhyjë në ndërlidhjen e politikës me shoqërinë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, feminizmi, sidomos në Kosovë deri vonë nuk është pranuar si koncept por megjithatë eksiton një gjeneratë feministësh.

Programi “Serbia dhe Kosova: Kultura pa kufi”

“Serbia dhe Kosova: kultura pa kufi” është një program i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, që implementohet në bashkëpunim me Qendrën Liberale Demokrate me bazë në Prishtinë. Programi financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.

Përmes këtij programi të shkëmbimit kulturor tentohet që të kontribuohet në ripërtëritjen e marrëdhënieve të vendosura më herët dhe krijimin e komunikimeve të reja në mes të rinjve, akademikëve, grupeve të artistëve, mediave dhe të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

Përmes këtij programi po synohet që të luftohet edhe për stereotipet dhe paragjykimet e të dyja shteteve përmes lidhjes së akterëve nga fusha a artit dhe kulturà «s dhe përmes hapjes së dritares së dialogut dhe shkëmbimit për të rinjtë në Kosovë dhe Serbi.

Pas kësaj organizatorët thonë se do të pasoj edhe “Muaji i Beogradit në Prishtinë“, ku regjisorë, piktorë, muzikant dhe artistë të tjerë nga Serbia do të kenë mundësi që të prezantojnë punimet e tyre para publikut dhe kolegëve të tyre nga Kosova./D.Hoti/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat