Urime “Bota sot” 20 vjetori dhe qëndresa jote!

Kultura

Urime “Bota sot” 20 vjetori dhe qëndresa jote!

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:29

Të gjitha ato shkrime deri sot,
që të zezës i thonin e bardhë i mohove,
vetëm në shkrimet e sinqerta sytë i përlote,
dhe në fuqinë e së vërtetës edhe sot beson!

Edhe pse sytë e tu,
dritat e jetës tënde,
t´i verbuan në shikime,
dhe t´i dërguan në amshim,
ti gjithmonë qëndrove,
dhe ruajte të vërtetën në vetvete,
për ditët e bardha n´agime!

Ruaj shkrimet e atyre,
që ranë për të vërtetën,
mos i harro edhe tash,
zemër për zemër një dashuri,
sepse ata për të vërtetën,
flijuan edhe jetën!

Nuha Zullufi-Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat