​“Palma e Artë” për filmin “Dheepan” të francezit Audiard

Kultura

​“Palma e Artë” për filmin “Dheepan” të francezit Audiard

Më: 25 maj 2015 Në ora: 10:15

Filmi i regjisorit francez Jacques Audiard “Dheepan” u shpall mbrëmë fitues i çmimit kryesor “Palma e Artë” në Festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Zgjedhja e jurisë, së cilës sivjet i priu dyshja regjisoriale amerikane, vëllezërit Ethan dhe Joel Cohen, ishte befasuese, lajmëruan agjencitë botërore.

Filmi flet për tre qytetarë të Shri Lankës, të cilët aktrojnë sikur janë familje, për të ikur nga vendi i përfshirë me luftë dhe për t’u vendosur në Francë.

Çmimin e dytë e fitoi filmi debutues i regjisorit hungarez Laszlo Nemes, “Son of Saul” (“Djali i Saulit”), ndërsa i treti i takoi grekut Jorgos Lantimos, për rrëfimin e dashurisë “The Lobster” (“Karavidhja”), me protagonistë yjet Colin Farrell dhe Jessica Weisz.

Regjisor më i mirë i Kanës 2015 u shpall tajvanezi Hou Hsiao-hsien për filmin e aksionit “The Assassin” (“Vrasësi”).

Aktori francez Vincent Lindon e fitoi çmimin për rol më të mirë të mashkullit, në filmin “La loi du marce” (“Masa e një njeriu”) të regjisorit Stephane Brize.

Çmimin për rol më të mirë të femrës e ndanë aktorja amerikane Rooney Mara për rolin në filmin “Carol” të regjisorit Todd Haynes dhe francezja Emmanuelle Bercot për interpretimin në filmin “Mon roi” (“Mbreti im”), të regjisores Maiwenn Le Besco.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat