Një film nga Kosova në Kinë

Kultura

Një film nga Kosova në Kinë

Më: 20 maj 2015 Në ora: 20:36

Filmi “Ballkoni” me regji të Lendita Zeqirajt do ta ketë në fund të këtij muaji premierën edhe në kontinentin aziatik, konkretisht në Kinë.

Filmi do të jetë pjesë e A LONG WEEK OF SHORT FILMS FESTIVAL dhe Kan-Kan Cinema Forum në Shanghai nga data 22 deri më 31 maj.

Kan – Kan Cinema Forum ka nisur në vitin 2010-të në Pekin dhe më pas është shpërngulur për në Shanghai, ndërsa përkrah edhe shkëmbimet kulturore midis Evropës dhe kësaj pjese të botës.

Ky është 120 festival ku “Ballkoni” ka marrë pjesë, duke fituar edhe disa çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat