20 vjeçarja ringjall artin e lashtë në “Peking Opera”!

Kultura

20 vjeçarja ringjall artin e lashtë në “Peking Opera”!

Nga: Diana Bunjaku Më: 7 maj 2015 Në ora: 10:56

Në fillimet e veta “Peking Opera” ishte një formë argëtimi, për perandorë si dhe për fermerë të thjeshtë, por më vonë rreth viteve (1960-1970), ashtu si shumë forma tjera të artit tradicional, nuk u kursye asgjë nga “Revolucioni kulturor” i regjimit komunist të Mao Ce Dunit, pavarësisht lidhjes së fortë, që kjo formë arti tanimë e kishte krijuar me popullin.
Por në ditët e sotme këtë lloj arti të bukur në “Peking Opera” e vlerëson vetëm një pjesë e vogël e popullsisë, dhe kryesisht të moshuarit.
Fu Ëenyu, është njëra ndër artistet e reja e moshës 20-vjeçare, e cila ka bërë jehonë duke e ringjallur kështu sërish llojin e këtij zhanri të pavdekshëm.
Fu Wenyu, e cila studion në kolegjin e “Peking Opera’s ” rrëfen për BBC-në, për atë , se çfarë do të thotë të jesh artiste në “ Peking Opera”
“Që në fillim të karrierës time, fillova të interesohesha për ‘Peking Opera’ dhe një ditë prej ditëve, nëna ime mendonte se ishte diçka interesante për mua dhe një profesion që sigurisht një ditë do t ‘mi hapte dyert, në të ardhmen time dhe kultivimit tim prej artisteje.
Megjithatë, këtu është diçka dëshpëruese , pasi pjesa më e madhe e publikut janë të moshuar. Të të rinjve fatkeqësisht, ky lloj arti iu duket shumë i vështirë për ta ndjerë me shpirt dhe për ta kuptuar me zemër”, thotë Fu Wenyu, e cila premton shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat