Dailymail radhit kinematë e Dokufestit në mesin e më të mirave në botë

Kultura

Dailymail radhit kinematë e Dokufestit në mesin e më të mirave në botë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 13:38

Tabloidi i famshëm britanik, Dailymail ka përzgjedhur disa nga kinematë më të mira në botë për të parë filma në ambient të hapur.

Ndër kinematë e përzgjedhura, janë edhe ato të Dokufestit në Prizren.

“Dokufest ishte krijuar në vitin 2002 nga një grup i miqve që filluan me pothuajse asnjë fond”, shkruan Dialymail, transmeton Koha.net.

“Qysh atëherë është bërë një event kulturor që tërheq yje rajonale dhe ndërkombëtare dhe e vendosë audiencën në disa lokacione të mahnitshme, si tek Teatri i Kështjellës që është i ndërtuar në majë të malit me kalanë sipër”, thuhet mes tjerash në shkrim.

Dailmyail gjithashtu e përshkruan edhe kinemanë afër lumit si një lokacion shumë të mirë dhe tregon për festivalin në përgjithësi.

Veç Prizrenit, në këtë listë janë dhe disa kinema në Ibiza, Kroaci, Sydney, Londër etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat