Panairi me libra shqip, pllakati vetëm maqedonisht dhe anglisht

Kultura

Panairi me libra shqip, pllakati vetëm maqedonisht dhe anglisht

Më: 4 maj 2015 Në ora: 10:21

Mbi 70 botues, nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Suedia dhe Italia, do të ekspozojnë botimet e veta në Panairin e 27-të të Librit, cili do të hapet sonte në Shkup.

Bie në sy se, përkundër faktit se një pjesë e madhe e botuesve dhe librave që do të nxirren për shitje janë në gjuhën shqipe, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Shqipëria dhe Kosova, pllakati për Panairin është vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat