Vazhdon peticioni për rikthimin e veprës artistike në Mitrovicë

Kultura

Vazhdon peticioni për rikthimin e veprës artistike në Mitrovicë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 14:59

Duke parë shqetësimin e vazhdueshëm të qytetarëve, të cilët nuk po arrijnë ta harrojnë njërën prej veprave artistike e mjaft bashkëkohore e cila qe vendosur në hapësirë publike të Mitrovicës për dekada me radhë, e që sot nuk i dihet fati, OJQ “Mitrovica Guide”, iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesni nismën, si formë peticioni, për rikthimin e saj, ecilin do t’u dërgohet institucioneve relevante të komunës, transmeton koha.

“Ne nuk mbrojmë veprimet e pushteteve që kaluan historikisht nëpër këto troje, por mbrojmë veprat artistike e të trashëgimisë kulturore, të cilat na kujtojnë ato kohëra të vështira të historisë sonë”, thuhet në thirrjen për mbështetje të iniciativës, e cila vazhdon me “Bashkohuni edhe ju për të mos qenë bashkfajtorë të zhdukjes së gjurmëve e veprave artistike që vite më parë simbolizonin Mitrovicën”.

Sheshi i ri në Mitrovicë, (kudo që e përcaktojnë organet kompetente) meriton ta ketë këtë skulpturë të metaltë me minatorët dhe librin në krye, përfundon thirrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat