Komuna e Çairit mbështet festivalin e fëmijëve ,,Ylberi,,

Kultura

Komuna e Çairit mbështet festivalin e fëmijëve ,,Ylberi,,

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:06

Tanimë tradicionalisht, gjashtëmbëdhjetë vite pa ndërprerë mbahet festivali për fëmijë “Ylberi”, organizuar nga shtëpia muzikore “Prima”-Shkup me drejtor z.Adem Ymeri.
Ky festival u mbështet nga Komuna e Çairit, Qyteti i Shkupit dhe kompania “Dauti Komerc”. Festivali “Ylberi” u mbajt në Shtëpinë e Armatës dhe ishte i ndarë në dy edicione. Edicioni i parë ishte i paraparë për fëmijët nga mosha 4-9 vjeçare dhe edicioni i dytë nga mosha 9-14 vjeçare.

Çmimin e parë nga juria në edicionin e parë e fitoi kënga ,,Macja dhe Mia,, kënduar nga Mia Jusufi dhe kënga ,,Hollywood,, kënduar nga Diana Tahiri. Çmimin e publikut e rrëmbeu kënga ,,Llambada,, interpretuar nga Tuana Halili, çmimin e festivalit ,,Ylberi,, dhuruar nga drejtori z.Adem Ymeri e fitoi kënga ,,Dua vetëm muzikë,, nga Kenza Kastrati ndërsa interpretues më të mirë ishin Liza dhe Vesa Ahmeti. Në edicionin e dytë të festivalit çmimin e parë të jurisë e fitoi kënga ,,Teuta mbretëresha,, nga Hana Palloshi, çmimi i publikut i takoi këngës ,,Vajza, vajza,, nga Albion Limani dhe kënga ,,E diela,, nga Denisa Dehari, çmimi ,,Ylberi,, u rrëmbye nga Rinea Krabaj dhe Zana Murseli ndërsa çmimi i interpretimit më të mirë iu besua këngës ,,Orkestra,, performuar nga Dea Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat