Ekspozitë e Shoqatës së Karikaturistëve “Thumbi” në Ferizaj

Kultura

Ekspozitë e Shoqatës së Karikaturistëve “Thumbi” në Ferizaj

Më: 23 prill 2015 Në ora: 12:47

Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës "Thumbi" do të hapë sot në Ferizaj një ekspozitë të tre anëtarëve të saj.

Para publikut ferizajas do të prezantohen Imri Musliu, me 53 punime, Agron Sejdiu, me 40 punime – karikaturë, strip dhe një film vizatimor, dhe Selajdin Ajdini me 40 portrete.

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet në orën 18:00 në Galerinë e Arteve të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat