Pezullohen xhirimet për "Piratët e Karaibeve"

Kultura

Pezullohen xhirimet për "Piratët e Karaibeve"

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:46

Pirati legjendar, Xhek Sparrou mund të jetë i pathyeshëm, por aktori që e luan rolin e tij mbetet human.

Dëmtimi i Xhoni Dep në dorë, gjatë xhirimeve të serisë së radhës të filmit ‘Piratët e Karaibeve’, me titull “I vdekuri nuk tregon përralla” ka sjellë vonesë në xhirime.

Sipas E!Online, xhirimet do të rinisin më 15 prill, pasi aktorit 51-vjeçar iu desh të fluturonte për në ShBA për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorë në 11 mars.

Filmi pritet që të shfaqet në kinema në 7 korrik 2017. Kjo është vonesa e dytë në xhirimet e filmit, pas asaj të shkaktuar nga një ciklon tropikal në muajin shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat