Cirku Gjirokastra jep shfaqje për nxënësit e Prishtinës

Kultura

Cirku Gjirokastra jep shfaqje për nxënësit e Prishtinës

Më: 30 mars 2015 Në ora: 16:27

Nxënës të shumtë të shkollave fillore të Prishtinës, patën mundësin të kënaqën me shfaqjet e cirkut, të cilat u dhanë enkas për ta, nga cirku i Gjirokastrës.

Një fat të tillë e patën edhe nxënësit e shkollës “Pavarësia” në lagjen Mati I në Prishtinë, të cilët gjatë gjithë shfaqjes nuk pushuan së brohorituri dhe së qeshuri, nga ekzekutimi i numrave të shumtë të aktorit Miço Kaspai së bashku me tre qentë e tij.

Një organizimi i tillë është bërë nga vetë drejtoria e këtij cirku, të cilët tash e sa ditë kanë ardhur në Kosovë, me qëllim që t’i japin mundësi të gjithë fëmijëve të shohin për së afërmi një shfaqje.

Kasapi, që njëherit është edhe drejtori i këtij cirku, tha se ai e ka marrë këtë iniciativë në mënyrë që t’i kënaq të gjithë ata nxënës të Kosovës, të cilët nuk kanë mundësi të shohin një shfaqje të tillë reale.

“Po, për të kënaqur nxënësit e shkollave si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë. Ky është qëllimi im që të jap shfaqje për nxënësit të cilët e kanë qejf shumë cirkun... Po ka shumë të interesuar, e duan fëmijët dhe jo të gjithë kanë pasur mundësin që të shohin live një shfaqje të tillë”, tha Kasapi.

Nga kjo përformancen fëmijët dolën tejet të kënaqur. Ata u shprehen të lumtur që iu dha një mundësi e tillë.

Blenda Krasniqi, nxënëse e klasës së pestë në këtë shkollë, tha se asaj i pëlqeu shumë kjo shfaqje dhe se është ndarë e mahnitur.

“Jam shumë e gëzuar që drejtori na mundësoi këtë të drejtë. Unë jam e mahnitur me qentë dhe gjërat të cilat i shfaqi cirku. E falënderoj cirkun e Gjirokastrës që e bëri këtë në shkollën tonë”, tha Krasniqi.

E shoqja e klasës së saj, Ermira Dervishi, po ashtu tha se është shumë e gëzuar që iu dha mundësia për të parë këtë shfaqje.

Unë jam shumë e gëzuar që na ka dhënë drejtori mundësin për të shikuar këtë shfaqje, më pëlqyen shumë qentë dhe trikët e tyre dhe po ashtu trajneri i tyre.

E Lirika Gjyliqi, tha se një cirk të tillë ajo e ka parë vetëm nëpër filma.

“Mua cirku më pëlqeu shumë dhe desha që të falënderoj edhe drejtorin që na ka dhënë këtë mundësi që me pa një shfaqje kaç të bukur dhe ata që kanë ardhur nga Shqipëria enkas për neve këtu. Unë një cirk të tillë e kam parë vetëm nëpër filma. Mua më ka pëlqyer shumë cirku”, tha Gjyliqi.

Ky cirk, do të jap shfaqje gjatë gjithë kësaj jave nëpër shkollat fillore të Prishtinës, për të vazhduar pastaj edhe me shfaqje për nxënësit mitrovicas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat