Sekuestrohet një pikturë e Picassos me vlerë 15 milionë euro

Kultura

Sekuestrohet një pikturë e Picassos me vlerë 15 milionë euro

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:27

Policia italiane ka sekuestruar një pikturë të Picassos, me një vlerë prej 15 milionë eurosh dhe një statujë të rrallë të Antikitetit Romak, që do të eksportoheshin në mënyrë të paligjshme, njoftoi sot media italiane.

Tabloja daton që prej vitit 1912, vit që korrespondon me periudhen e kubizmit të piktorit spanjoll Pablo Picasso.

”Statuja romake daton që nga shekulli II apo III dhe vlera e saj është rreth tetë milionë euro”, sipas këtyre burimeve.

Sipas medias bëhet fjalë për një vepër veçanërisht të rrallë në formën dhe gjëndjen e saj të ruajtur.

Dy statuja të ngjashme janë parë në Muzeun e Vatikanit dhe në Muzeun Britanik. -

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat