“Këngët që s’harrohen”, koncert i veçantë në Tiranë me Kastriot Tushën e Sinan Vllasaliun

Kultura

“Këngët që s’harrohen”, koncert i veçantë në Tiranë me Kastriot Tushën e Sinan Vllasaliun

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:42

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, këtë të mërkurë mbanë një koncert të veçantë “Këngët që s’harrohen”, që do të vendoset në skenë për herë të parë.

Në këtë koncert do të këndohen këngët më të bukura me tekstet dhe muzikën origjinale të krijuesit Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Muharrem Gurra nga tenori shqiptar Kastriot Tusha dhe këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu.

“Personalitete, si Isuf Myzyri, Mustafa Bodini dhe Muharrem Gurra (për Shqipërinë e Mesme) u lindën në kohë të ndryshme, në ambiente të mjedisit qytetar në atmosferën e ndryshimeve të rilindjes shqiptare, e cila u pasqyrua edhe në mjediset krijuese muzikore. Krijimtaria e tyre është padiskutim një pasuri e çmuar e këngës popullore qytetare”, thuhet më tutje në komunikatën për media.

Muzika që këta emra krijuan vazhdon të këndohet në të gjitha trevat shqiptare, si dëshmi e gjenialitetit krijues të këtyre figurave të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat