Një biografi e shkurtër e Johnny Cash për ditëlindjen e tij të 83-të (Video)

Kultura

Një biografi e shkurtër e Johnny Cash për ditëlindjen e tij të 83-të (Video)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 00:50

Johnny Cash ishte këngëtar dhe kantautor i njohur amerikan. Ai u lindë me 26 shkurt 1932 dhe vdic me 12 shtator të vitit 2003. Cash konsiderohet si një ndër muzikantët amerikan më me influencë të shekullit njëzet.

Cash kujtohet si një ikonë e muzikës country. Këngët e tij karakterizohen dhe me një përzirje të muzikës rok, soul e blues. Karrierën e tij, Johnny Cash e filloi në Tenesi në vitin 1954 dhe këngët e tij të para janë “Hey Porter” dhe “Cry! Cry! Cry!”.

Gjatë karrierës së tij pesë dekadëshe, Cash ka realizuar 96 albume dhe ka bashkëpunuar me emrat më eminent të muzikës botërore. Ndër albumet e tij më të mira janë “At Folsom Prison”, “Unchained”, “Bitter tears”, “I walk the line”, “Man in Black”, “The thing called love” e shumë e shumë të tjerë.

Cash ka marr shumë shpërblime për kontributin e dhënë në muzikën country, si për vokalin e tij ashtu dhe për performancat, albumet e këngët e tij. Diversiteti i tij muzikor është vërenjtur dhe nga prania e tij në tri hollet më të famshme të muzikës sin ë Nashville Songwriters Hall of Fame (1977), Country Music Hall of Fame (1980) dhe në Rock and Roll Hall of Fame (1992).

Johnny Cash vdic në moshën 71 vjecare në vitin 2003, disa muaj pas vdekjes së gruas së tij, June Carter. Ai ka lënë pas vajzat, Rosanne, Tara, Cindy, Kathy dhe djalin John Carter Cash.

Ky i fundit, vitin e kaluar ka lansuar një album të babait të tij me incizime të padëgjuara më parë me titullin “Out Among the Stars”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat