Adrian Paci me ekspozitë të veçantë në Athinë

Kultura

Adrian Paci me ekspozitë të veçantë në Athinë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:59

Galeria Kalfyan në bashkëpunim me Galerinë Peter Kilchman në Greqi, me 5 shkurt do të prezantojnë ekpsozitën e parë personale “The Guardians”, të artistit të njohur shqiptar, Adrian Paci.
Kjo ekspozitë pikë kryesore ka instalacionin “Names” që fokusohet në numrin e madhë të imigrantëve në Greqi të cilët kanë ndryshuar emrat e tyre origjinal duke i zëvendësuar me emra grek.

Artisti ka treguar se qëllimi i tij kryesor është që të transformojë në një mënyrë këtë galeri në një lloj agjencie, që fton njerëzit, të cilët kanë ndryshuar emrat, për t’i shkruar emrat e tyre origjinal në një copë letre.

“Në këtë mënyrë imigrantët që konsiderojnë emrat e tyre origjinal ‘problematik’ për integrimin e tyre në shoqërinë greke janë të ftuar të afirmojnë atë nëpërmjet një gjesti të thjeshtë të shkrimit të emrit në një copëz letre”, ka thënë Adrian Paci.

“Names” adreson çështjet kryesore të punës së artistit shqiptar si ai migrimi, zhvendosja, identiteti kulturor dhe etnik, ndërsa ky instalacion thërret për krijimin e një reflektimi përmes përfshirjes personale dhe emocionale të njerëzve të vërtetë.

Kjo ekspozitë do të hapet me 4 shkurt 2015 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 mars 2015 në galerinë Kalfayan në Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat