Edmond Tupja: “Lahuta e Malcis” duhet të ripërshtatet me gjuhën e sotme

Kultura

Edmond Tupja: “Lahuta e Malcis” duhet të ripërshtatet me gjuhën e sotme

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:52

“Ata që dëmtojnë gjuhën shqipe janë politikanët gjysëm të ditur dhe gazetarët e nxituar”, thotë profesor Edmond Tupja.
“Unë them ne flasim shqip-ang-italisht. Formula që do i drejtojmë më vonë njëri tjetrit, kur të mos e dimë nëse jemi shqiptarë apo jo do jetë: Do you parlate shqip, pra anglisht shqip, italisht, sepse këtu është snobizmi i kateve të para. Të parët që kanë deformuar gjuhën shqipe kanë qenë politikanët tanë gjysmë injorantë ose gjysmë të ditur dhe gazetarët tanë të nxituar që nxitojnë të afirmohen. Duhet nxituar ngadalë”, thotë profesori i ftuar në “Kronikë e Pambaruar” emisioni i shkrimtares Diana Çuli në Ora News.
Mendon se librat e autorëve të vjetër apo përkthimet e vjetra duhen ripërshtatur për të ardhur sa më mirë në gjuhën e sotme.
“Unë jam i sigurtë se “Lahuta e Malcis” është një kryevepër por është në dialekt dhe do të vijë koha kur “Lahuta e Malcis”, kryevepra e Gjergj Fishtës, e shkruar në dialektin gegë të ripërshtatet me gjuhën shqipe të sotme”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat