Çmimet SAG konfirmojnë parashikimet për Oscar

Kultura

Çmimet SAG konfirmojnë parashikimet për Oscar

Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:28

Parashikimet për çmimet Oscar janë përforcuar mjaft shumë pas ndarjes së çmimeve nga Screen Actors Guild (SAG), duke qenë se fituesi i kësaj ceremonie në 10 vitet e fundit ka fituar edhe çmimin ekuivalent.
Në këtë ceremoni të së dielës, çmime për kastën më të suksesshme fituan Michael Keaton, Julianne Moore, Patricia Arquette dhe JK Simmons, të gjithë me shpresa të mëdha për të triumfuar në Oscar.

Sidoqoftë, pritjet kryesore tani qëndrojnë mbi Eddie Redmayne nga filmi “The Theory of Everything”, që u shpall për aktorin më të mirë, si dhe në kategorinë e femrave, Juliane Moore, e cila luan në filmin “Still Alice”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar mbahet më 22 shkurt, ndërsa për çmimin kryesor garojnë “American Sniper”, “Birdman”, “Boyhood”, “The Grand Budapest Hotel”, “The Imitation Game”, “Selma”, “The Theory of Everything” dhe “Whiplash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat