Haziri priti drejtorin artistik të teatrit të Durrësit, Bashkim Hoxha

Kultura

Haziri priti drejtorin artistik të teatrit të Durrësit, Bashkim Hoxha

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:34

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Bujar Haziri dhe përfaqësues të artit gjilanas, ka pritur sot në takim z. Bashkim Hoxha, drejtor artistik i teatrit të Durrësit “Aleksadër Moisiu”.
Hoxha është autor i tekstit të shfaqjes “UFO”-të, premiera e cila e hapi festivalin e dramës shqipe “Talia e Flakës 2015”, të cilën e ka vënë në skenë regjisori gjilanas Erson Zymberi.

Kreu i Komunës Lutfi Haziri u shpreh u lumtur për bashkëpunimin e artistëve gjilanas dhe atyre nga Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim është shembulli më i mirë i suksesit dhe i zhvillimit të artit.

Nga ana e tij, drejtori artistik i teatrit të Durrësit “Aleksadër Moisiu” Bashkim Hoxha ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke vlerësuar se se me vetë faktin që ky festival mbahet për herë të 24-të, tregon për vlerat e mëdha që ka dhe që iu mundëson artistëve t’i promovojnë veprat e tyre.

Ndryshe, ka qenë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili e ka hapur festivalin e 24-të Dramës “Talia e Flakës 2015”, i cili mbahet në kuadër të manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit 2015”.

Derisa, nga takimi që pati kryetari Haziri para hapjes së festivalit me ambasadorin Minxhozi ka dalë konstatimi se në të ardhmen këto dy teatro, i Gjilanit dhe i Durrësit, të kenë bashkëpunim profesional edhe në të ardhmen për zhvillimin e teatrove në përgjithësi dhe të dramës shqipe në veçanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat