Tre dramaturg në Jurinë e Çmimit “Vehap Shita”

Kultura

Tre dramaturg në Jurinë e Çmimit “Vehap Shita”

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:47

Festivali Ndërkombëtar i Studentëve për Film dhe Teatër SKENA UP ka zgjedhur jurinë e cila do të ndaj Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita” i cili do të jepet për shkrimin më të mirë kritik për shfaqjet e dhëna në këtë edicion të festivalit.

SKENA UP ka nderin të prezantoj jurinë tre anëtëreshe e cila do të ndajë çmimin më të ri të festivalit, atë për kritikë teatri “Vehap Shita”.

Dramaturgu dhe kritiku i teatrit dhe filmit Arian Krasniqi, dramaturgia Doruntina Basha dhe dramaturgu Visar Krusha janë tre anëtarët të cilët janë ftuar nga SKENA UP për të përzgjedhur shkrimin më të për kritikë teatri.

Të tre anëtarët e jurisë kanë dalë nga departamenti i dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Arian Krasniqi është i njohur për dramat e tij të inskenuara në shumë teatro dhe është njëri ndër të paktët që shkruan kritikë teatri dhe filmi. Ai ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar, njëri ndër themeluesit e festivalit SKENA UP dhe njëri ndër themeluesit dhe menaxher i Revistës për Teatër dhe Dramë: “LOJA”.

Drama e fundit e Doruntina Bashës “Gishti” së fundmi ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove MESS në Sarajevë. Ajo ka qenë pjesë e disa jurive ne festivale filmi e teatri. Në vitin 2009 ajo qenë selektore e programit të filmit në SKENA UP.

Ndërsa Visar Krusha është i njohur si dramaturg, regjisor e producent i cili ka qenë pjesë e “Talent Campus” në festivalet e filmit në Berlin dhe Sarajevë. Në vitin 2010 ai ka qenë pjesë e selektorëve të programit në SKENA UP.

SKENA UP bënë edhe një herë thirrje të gjithë studentëve të Degës së Artit Dramatik (Dramaturgji, Regji Teatri dhe Aktrim) të Fakultetit të Arteve, studentët e Fakultetit të Filologjisë (Gazetari, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe), studentët e Fakultetit Filozofik (Sociologji dhe Filozofi), të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe studentët e drejtimeve të ngjashme në të gjitha universitetet private të licencuara nga MAShT e Republikës së Kosovës, që të shkruajnë kritikë për shfaqjet e SKENA UP.

Çmimi për Kritikë Teatri “Vehap Shita” është krijuar nga SKENA UP këtë edicion me qëllim që të krijoj vazhdimësi të traditës së kritikës teatrore në Kosovë përmes nderimit të njërit nga themeluesit e saj dhe të njërit nga personalitetet më të shquara në këtë fushë, Vehap Shita.

Kritiku i teatrit Vehap Shita ka qenë anëtar jurie në Festivalit SKENA UP qysh në edicionin e parë dhe më pas një nga mysafirët më special në programin e teatrit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat