Romani “1984” më në fund përshtatet në film

Kultura

Romani “1984” më në fund përshtatet në film

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:47

Njëri ndër romanet më të njohur modern, “1984” nga George Orwell, do të ekranizohet nën regjinë e britanikut Paul Greengrass, i njohur për serinë aksion të filmave “Bourne”.
Romani distopik nga i cili buron koncepti Big Brother, një reality show i njohur në mbarë botën, së fundmi është votuar si njëri ndër romanet më me ndikim në ditët e sotme.

Hollywood Reporter njofton se kasta e aktorëve ende nuk është përzgjedhur, kurse producent i filmit do të jetë Scott Rudin, i njohur për “The Social Network” dhe “Captain Phillips”.

Hera e fundit që “1984” u shndërrua në film ishte në regjinë e Michael Radford, kurse kjo dyshe e regjisorit Greengrass me Rudin gjithashtu ka planifikuar të realizojë një film për Martin Luther King, me titull “Memphis”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat