Filmat fitues të DokuFest-it shfaqen në Tiranë

Kultura

Filmat fitues të DokuFest-it shfaqen në Tiranë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:15

Me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë DokuFest në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë do të shfaqin një program të filmave fitues të disa kategorive të edicionit të kaluar të festivalit në Tiranë.
Zyrtarja për marrëdhënie me publikun e "Dokufest", Nita Deda ka bërë të ditur se programi do të shfaqet në datën 27 dhe 28 nëntor 2014 në sallën e UNESCO në Tiranë ndërsa filmat që do të shfaqen janë: “Përqafimi” nga Lulzim Guhelli , fituesi i çmimit të publikut; “Domino effect” nga Elwira Niewiera dhe Piotr Rosołowski - Fituesi i çmimit të dokumentarit ndërkombëtar; “Heshtje” nga Bekim Guri - Fitues i garës kombëtare dhe “Evaporating Borders” nga Iva Radivojevic - fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.
Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe marrëveshjes ndërkulturore të dy qeverive. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës së Shqipërisë sivjet mbështeti disa aktivitete të festivali DokuFest.
Përveç mbështetjes së festivalit, DokuFest dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë po bashkëpunojnë përgjatë vitit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat