Ekspozitë kolektive në In On Gallery në Prishtinë

Kultura

Ekspozitë kolektive në In On Gallery në Prishtinë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 13:56

Të hënën e 24 nëntorit, me fillim prej orës 19:00 në In On Gallery në kryeqytet do të hapet ekspozita kolektive e studentëve nga Fakulteti i Arteve. Studentët do të prezantohen me piktura, grafika, fotografi, skulptura, vizatime, instilacione, dizajn grafikë etj.
Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë Armend Kasapolli, Artan Xhakli, Aneta Hasani, Albulena Latifi, Armend Berbatovci, Arbër Sahiti, Brikena Shabani, Eroll Murati, Edona Zeqiri, Erza Gjonbalaj, Festim Matoshi, Genc Rezniqi, Granit Dinaj, Jeta Kalaveshi, Jehona Rrahmani, Liridona Rexhepi, Mentor Avdili, Marigona Ademi, Qendrim Morina ,Suhejb Flucaj, Shpëtim Mehmeti, Shkurta Ramushi, Valon Keqekolla.

Të gjitha personazhet e tyre nëpërmjet mrekullisë së artit duken të gjalla duke medituar ndërmjet hijes dhe dritës. Nxjerrja e realizmit rezymon gjestet, shprehjen e fytyrës nga qëllimi individual duke stilizuar domethënien e pafund. Ngjyrat janë të ndezura, të theksuara mbi kontrastet që rrjedhin nga realja e cila zhurmon modelin dhe këtu kemi forcën e shprehjes dhe kufizimit.
Ekspozita organizohet nga kuratori Ilir Muharremi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat