Po vjen “Shqip Film Fest”

Kultura

Po vjen “Shqip Film Fest”

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:46

Nga 10 deri më 13 dhjetor në Gjakovë do të mbahet edicioni i radhës i festivalit vendor të filmit. Arka e konkursit është mbyllur sot.
Dhjetori do të sjellë edicionin e pestë të festivalit të filmit në Gjakovë . Në këtë muaj do të hapet ekrani i madh i festivalit “Shqip Film Fest”
Lajmin e ka bërë të ditur Naser Shatrolli, i cili është përzgjedhur selektor përkatësisht drejtor artistik i këtij festivali.
“Mbushet arka e kandidimeve të filmit artistik për edicionin e pestë në kuadër të festivalit vendor “ShqipFilmFestival“, ka bërë të ditur Shatrolli në facebook.
Festivali do të nisë më 10 dhjetor dhe do të zgjasë tri ditë. Kjo ngjarje kinematografike do të mbahet në ekranin e madh të sallës “Prenk Jakova”.
“Nga 10 dhjetori në Gjakovë do nisë maratona artistike e produksioneve filmike, regjisorëve, aktorëve, aktoreve, skenaristëve..Garë e fort vërtetë..!” ,ka bërë të ditur Shatrolli.
Drejtor i festivalit “Shqip Film Fest” është Reshat Alija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat