Skënderaj, gati për festivalin “Rapsodia Shqiptare”

Kultura

Skënderaj, gati për festivalin “Rapsodia Shqiptare”

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:45

Skënderaj po bën përgatitjet e fundit për organizimin e edicionit të dhjetë të festivalit tradicional folklorik “Rapsodia Shqiptare”.

Kjo ngjarje kulturore mbahet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit dhe ka për simbolikë figurën e heroit Hamëz Jashari, si kultivues i muzikës tradicionale dhe si artdashës.

Siç njofton komuna e Skënderajt, edicioni i sivjetmë do të sjellë para publikut në Skenderaj dhe më gjërë rapsodë dhe grupe rapsodësh nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga diaspora.

Festivali hapet më 26 nëntor në ora 16:00 me natën e parë, kurse nata finale e ndarjes së çmimeve tradicionale të kësaj ngjarjeje kulturore do të jetë data 28 nëntor.

“Pritet që gjatë tri netëve sa zgjatë fetivali, në skenën e tij të paraqiten 30 grupe muzikore, të cilët do të konkurojnë për çmimin kryesor të festivalit Kulla e Jasharëve, çmim ky tashmë prestigjioz”, thuhet në njoftim.
Muzika tradicionale dhe ruajtja e vlerave të saj është objektivi parësor i festivalit, që ka arritur të realizohet në nëntë edicionet e kaluara të tij, shkruan Kultplus.

“Festivali “Rapsodia Shqiptare” ka veçantitë e tij karakteristike, sepse është ngjarje që po arrinë të kultivojë për një dekadë një zhanër të muzikës shumë të vjetër shqiptare që festivalet tjera nuk kanë arritur ta bëjnë, dhe po ashtu po arrinë që të ruaj vlerat e kulturës sonë tradicionale të trashëguara ndër breza”, thuhet në njoftimin e komunës së Skënderajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat