"Heshtje" në “Magma film festival”

Kultura

"Heshtje" në “Magma film festival”

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:43

Filmi “Heshtje” i regjisorit Bekim Guri do të ketë shfaqje speciale më 21 nëntor , në Festivalin “Magma film festival” që mbahet në Itali.
Ky festival mbhaet për herë të trembëdhjetë. “Heshtje” do të shfaqet në një program në gjuhën shqipe të organizuar nga drejtori i Tirana Film Festival, Agron Domi në kuadër të Magma film festival, ka bërë të ditur regjisori Guri përmes rrjetit të tij social.
“Speciale e shfaqjes se filmave ka të bëjë dhe me temën ku do të prezantohet ky program! Isoland quhet një kombinim i fjalës isola - ishull dhe izolim dhe toka e izoluar”, ka bërë të ditur Guri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat