Amfipolis, gjendet koka e mermertë e sfinksit

Kultura

Amfipolis, gjendet koka e mermertë e sfinksit

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 23:56

Një kokë mermeri që u zbulua gjatë gërmimeve në tumbën Kasta të Amfipolit, i përket sfinksit lindor që gjendet në harje të varrit, njoftoi Ministria e Kulturës.

Koka e ka lartësinë 0,60 metra dhe hunda është ciflosur lehtë. Në pjesën e poshtme ka një prerje, e cila kombinon në mënyrë perfekte me sfinksin. Flokët janë me onde që përmbajnë gjurmë ngjyre të kuqe dhe janë të hedhura në supin e majtë të sfinksit. Gjithashtu janë gjetur pjesë nga krahët e sfinksit.

Gërmime janë kryer edhe në hyrjen e varrit të katërt, me dimensione 2 x 2 metra dhe thellësi 0,45 metra. Aty u zbuluan dy pjesë nga portat perëndimore, me përmasa 0,89 metra x 1,49 metra dhe 1,30 metra x 0,15 metra secila.

Po ashtu, u zbulua pjesa veriore e pragut të mermertë, përmasat e të cilës janë 2.15 metra x 1,6 metra x 0,25 metra. Kulmi ka thellime për rregullimin e rrotave metalike që lehtësonin lëvizjen e portave prej mermeri. Dyshemeja është prej gurësh gëlqerorë, ndërsa arkeologët gjetën disa prej pllakave gëlqerore përreth pragut. Në pjesën lindore dyshemeja duket se ka pësuar rrëshiqtje ndërsa më nga perëndimi është e shkatërruar dhe gurët kanë rënë në brendësi të prerjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat