Promovim libri nga diaspora, një rezistencë ndryshe (1981-1990) Autor Xun Çetta

Kultura

Promovim libri nga diaspora, një rezistencë ndryshe (1981-1990) Autor Xun Çetta

Nga: Shkruan: Dedë Preqi Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:02

Njeriu i cili bëhët i vetëdijshëm për përgjegjësinë kombëtare, ai shfaqët kudo në madhështinë e kombit të vet, pse jo edhe në mërgatë, atje largë, ku e kanë shtyer valët e jetës. Thuhet se, njeriu me vuajtjet e veta i afron tjetrit të krijojë diçka më të mirë në të ardhmën e tij, sepse duhet të mësojmë se nuk është me rëndësi se çka pret njeriu prej jetës, por është e kundërta, çka pret jeta prej nesh?

Herë pas here, në mërgatën shqiptare zhvillohen aktivitete të vazhdueshme kulturore e artistike, letrare e shkencore, të cilat janë jo vetëm për lavdata të konsumuara, por janë të nivelit të duhur njerëzor dhe të një rëndësie kombëtare, sepse vetëm kjo mënyrë e sqaron më mirë pasqyrën kombëtare, gjegjësisht të kësaj mërgate, që e vërteta e saj, dashuria ndaj atdheut është caku i qëllimit të saj.

Në këto ditë tetori në Emmenbrucke të Luzernit në Svicërr, u promovue libri „NJË REZISTENCË NDRYSHE 1981-1990“, nga autori Xun Çetta. Para një mase të konsiderueshme të fjalës së shkruar dhe dashamirë të librit, me respekt përshëndetët perurimi i librit në fjalë, me fjalën hyrëse të poetit Bardhec Berisha dhe recensimit të poetit Ibrahim Avdyli, me ç’rast shtohen edhe komentet e të tjerëve si nga poetët Nokë Sinishtaj, Dedë Preqi, Dedë Hajdari dhe të tjerë, duke debatuar dhe vlerësuar veprimtarinë e autorit Xun Çetta, i cili ishte vetë autori i vuajtjeve dhe torturave të periudhës së kësaj kohe.

Kosova në vitin 1974, e fitoj njëfarë vetëqeverisje, por edhe kjo kishte mangësi të konsiderueshme, dhe pas vdekjes së Titos, pozita ekonomike dhe sociale e shqiptarëve të Kosovës, u keqësue edhe më shumë, sidomos përshkak të protestave dhe papajtueshmërisë së popullit shqiptarë, të cilët kërkonin të drejtat e tyre, dhe lirimin e të burgosurve të pafajshëm politik, ashtu dhe shprehjen e lirë sikur kombet dhe kombësitë tjera brenda RSFJ-es. Megjithatë, shqiptarët demostruan pa ndalur kundër një sistemi dominant dhe forcave serbe, por shumica e tyre, veqenarisht studentët ishin në shënjestër dhe shumica e tyre u malltretuan, u burgosën dhe u vranë nga mizoria e një regjimi totalitar kriminel serb.

Një ndër studentët e burgosur politik të atyre vitëve, ishte edhe autori i këtij libri Xun Çeta, me plot shokë të tjerë, të cilin në mars dhe prillë të vitit ‚81, e gjejmë në ballë të organizimeve dhe zhvillimëve të demostratave të asaj pranvere historike. Regjimi i kohës, por edhe akademikët serb, të cilët ishin hartues të planëve fatale mbi shqiptarët, refuzonin ti pranojnë shqiptarët sikur të tjerët brenda federatës jugosllave, apo si çdo qenje tjetër njerëzore, ku vetëm shqiptarët shtypen dhe vuajnë, duke i ndrydhur aspiratat më elementare të tyre, sikur që ishte arsimimi, puna, shërbimet kulturore e shoqërore, dhe mbi të gjitha ishte mungesa e lirisë së tyre njerëzore, ku vetëm shqiptarët ishin populli më i kufizua dhe i izuluar në shoqëri.

Sigurisht se, kjo periudhë të cilën e zgjedh autori „Një rezistencë ndryshe (1981-1990), ishte me të vërtetë një rezistencë e pamohueshme, apo ishte një luftë ndryshe kundër okupatorit, e cila

rezistencë sidomos me protestat e fuqishme studentore, i bënë ballë një lufte të tmershme dhe të përgjakshme, që nuk u ndal reshtas, duke vazhduar deri me arritjen e aspiratave të saj dhe më në fund deri me pavarësinë e Kosovës, e cila ishte një aspiratë e motëve dhe shekujve në historinë e këtij populli liridashës. Thotë edhe vetë autori Xun Çetta, „Unë nuk jam i vetmi që nuk gjykova dhe nuk gjykojë edhe sot kërkesën e popullit tim dhe unë nuk jam gjë tjetër, vetëm se një filiz e rinisë së pafajshme“, që është një thënje shumë të fuqishme e autorit , e cila e shqyenë çdo perde të zezë, dhe në këtë mënyrë arrinë përkufizimin e çdo lloj formule të fshehtë, dhe strategjia e autorit për ta zbuluar fytyrën e vërtetë të krimit dhe kriminelit.

Prandaj, libri në fjalë i autorit dhe veprimtarit të shquar të qështjes kombëtare z.Xun Çetta, është një libër faktografishë dhe dokumenteve të vërteta, të cilat e shënojnë këtë periudhë historike si tentativë dhe programe të planifikuara të armikut shekullor serb, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e cila nuk përfundon edhe sot me kurthat e vazhdueshme për të zënë pisk realitetin dhe të arriturat e këtij populli. Vetë titulli i kësaj vepre e jep mesazhin e qartë se, gjatë kësaj periudhe 1981-1990, studentët të cilët ishin në iniciativë dhe vetë populli, i rezistojë, i përballoj ndryshe kësaj shtrengate të fuqishme, edhe pse jo i armatosur me pushkë, ishte i armatosur me fuqinë e mendjes dhe atdhedashurisë, e cila u malltretue, u burgos dhe u vra pa mëshirë nga një regjim i egër shekullor.

Çfarë ka dashur autori të arrijë me këtë libër dokumentar? Në fillim ka dashur të thotë se, dashuria ndaj atdheut nuk njeh kufi. Të tregoj se ndjenjat e atdhetarëve shqiptarë manifestohen dhe trashigohen në përputhje me lirinë dhe të drejtat e veta njerëzore, të cilat nuk e egërsojnë askënd, por armikun e tyre e luftojnë jo vetëm me forcën e barotit, por edhe të mendjes dhe forcën e dinjitetit kombëtar, e cila udhëheqët nga e drejta dhe idealet e pa tjetërsueshme, nga të cilat shqiptarët nuk heqën dorë kurrë. Pse jo, ishte edhe e drejta e autorit, prej dëshirës dhe idesë që të mbledh fakte të tërësishme dhe bindësi, për ekzistencën e një bote mizore, e cila dominonte te shqiptarët, dhe ideja e autorit, kërkon qëllimisht të tregoj rrugën e viktimës, lëvizjet e saja të etshme dhe vuajtjet nga regjimi i kohës. Pak, apo shumë, nga një monstrum i tillë dhe fashist, thuaja se vuajnë akoma rrëfimët e përsonazheve, të cilat përballën me pasojat e rënda, sikur edhe vetë autori i këtij libri, të përjetuara nga torturat e burgjeve të rënda jugosllave.

Megjithatë bëhët fjalë edhe për gjurma të ndryshme traumash, që mund të jenë pasojë e përjetshme, ndaj përsonave që përjetuan metodat e ndryshme ç’njerëzore, të cilat u përsëritën edhe më keq në luftën e fundit në Kosovë. Përndryshe, kjo vepër edhe pse ka domëthënjen e vuajtjeve të autorit në fjalë, pasqyrohet dhe rrëfehët përmes dokumenteve origjinale, duke përdor faktografi dhe faksimile të periudhës dhe kohës nën okupim, ku hasim edhe rrjedhat e përgjithshme të regjimit brutal ndaj gjithë popullatës shqiptare. Ky libër, si një mozaik faktografik me dokumente dhe fotografi, ngërthenë në vete fatet individuale dhe kolektive të popullatës shqiptare, të cilat si të tilla përbëjnë një tërësi reale e jetës tragjike të një populli, që luftoj, vuajti dhe shkoj deri në ç’farosjen e tij, vetëm se e kërkonte lirinë e vet.

Në fakt autori nuk e ka fshehur fare identitetin e vet dhe bartësit kryesor të vijës tjetër, duke lënë në dispozicion të lexuesit, kërshërinë që shkon gjurmëve të djekjes së hetimit për të zbuluar identitetin e krimit dhe vetë kriminelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat