Zbulohet dorëshkrimi i Mozartit

Kultura

Zbulohet dorëshkrimi i Mozartit

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 18:48

Në një bibliotekë në Budapest të Hungarisë është zbuluar dorëshkrimi që besohet të jetë i kompozitorit të famshëm botëror Wolfgang Amadeus Mozart.

Udhëheqësi i departamentit të koleksioneve muzikore në Bibliotekën Kombëtare të Budapestit, Balazs Mikusi, pohon se dorëshkrimi prej katër faqesh që e ka gjetur kohë më parë në një skutë të bibliotekës ‘besohet se është i Mozartit (Mozart).

Mikus ka punuar në verifikimin e origjinës së tekstit dhe është konsultuar me ekspertë të shumtë.

“Ne besojmë se fjala është për sonatën e 11-të të Mozartit, të shkruar në vitin 1783″ ka deklaruar për media Mikus.

Nga të dhënat biografike të Mozartit është e paqartë nëse kompozitori austriak nga Salzburgu e ka vizituar ndonjëherë Hungarinë, prandaj ‘zbuluesit’ e dorëshkrimit që besohet të jetë i kompozitorit nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si ka arritur ai në Bibliotekën e Budapestit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat