Filmi dokumentar “Marrëveshja” është një dëshmi e historisë tonë diplomatike dhe një referencë akademike për Dialogun e Brukselit

Kultura

Filmi dokumentar “Marrëveshja” është një dëshmi e historisë tonë diplomatike dhe një referencë akademike për Dialogun e Brukselit

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 14:34

Zëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri e cila së bashku me regjisoren daneze Karen Stokkendal Poulsen mori pjesë në prezantimin e Filmit “Marrëveshja” në edicionin e sivjetmë të Dokufestit, deklaroi se Filmi “ Marrëveshja” pasqyron rrjedhat dhe realitetet nga dialogu teknik i Brukselit, është punuar me cilësi të lartë profesionale, dhe është një film dokumentar që kontribuon për të kuptuar më shumë proceset e negociatave ndërkombëtare.

Ajo uroi regjisoren Karen Stokkendal Poulsen për këtë projekt të suksesshëm filmik duke vlerësuar lartë përkushtimin e sajë për të paraqitur sa më objektivisht dhe në mënyrë të balancuar procesin e dialogut teknik të Brukselit dhe rolin e të gjitha palëve në këtë dialog. Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu bindjen se filmi “Marrëveshja” ka arritur ti sublimoj të gjitha dimensionet e nevojshme të filmave të karakterit dokumentar që padyshim shpreh punën e madhe që autorja e filmit e ka bërë duke njohur mirë problemet në marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovës dhe Serbisë si dy shtete aspirante për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropiane dhe diplomacinë e Bashkimit Evropian në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ajo po ashtu theksoi se ky film është një dëshmi e historisë tonë diplomatike do të shërbej edhe si referencë akademike për studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në veçanti në fushën e zgjidhjes dhe menaxhimit të konflikteve ndërkombëtare dhe ftoi botën akademike botërore që ta përfshijnë këtë film dokumentar në syllabuset e lëndëve nga kjo fushë.

Nga ana e sajë, regjisorja daneze, Karen Stokkendal Poulsen shprehu kënaqësinë që ky film është bërë pjesë e Dokufestit në kategorinë e filmave special, duke qenë se vet tema e filmit dhe origjina e Dokufestit janë Kosova. “Ka qenë një kënaqësi dhe sfidë për mua që ta trajtoj një temë kaq delikate siç është dialogu i Brukselit duke marrë parasysh historinë dhe realitetet që janë trajtuar në të”, theksoi Stokendal Poulsen duke falënderuar përzemërsishtTahiri për bashkëpunimin rreth këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat