Shaban Cakolli ike në atë botë, por veprat tua na mbetën të kujtojmë për jetë!

Kultura

Shaban Cakolli ike në atë botë, por veprat tua na mbetën të kujtojmë për jetë!

Nga: Asllan Dibrani Më: 22 gusht 2014 Në ora: 22:16

Isha në vlugun e punëve të përditshme i molisur nga një vapë e asaj dite kur mësova për vdekjen e bashkëpunëtorit ,poetit dhe veprimtarit Shaban Cakollit. Me shumë pikëllim e përjetova humbjen e kësaj pene që vargësi shumë vargje poetike ,portrete dhe artikuj publicistik për atdheun , kulturën artin dhe sfidat e këtij populli. Vet ai gjithnjë i kishte në shënjestër kritike të metaltat në shoqërinë kosovare e ma gjerë. Urtësia , kultura ,bujaria dhe ndërtimi njerëzor i tij ishte i një rangu të lart. Vdekja e tij me theu shpirtërisht mua dhe krijuesit tjerë familjen dhe farefisin .Nga kjo humbje e mikut tim pa prit

masë na i ndërpreu cingirrimat e telefonit, bisedat ,dhe kujtimet e së kaluarës edhe si bashkëvendës ne krijimtarinë e mëtutjeshme.

Nga kjo humbje dhe mungesë të tij nuk munda ndryshe ta ngushëlloj veten, pos ta përmbush këtë boshllëk për mes këtij artikulli me përkushtim, për te ndjerit Shanan Cakollin . Kujtimet do t'i filloj nga dita që u njohëm me rastin e themelimit të "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani" . Mik i dashur Shaban do të mbetesh përherë në zemrat tona , duke i kujtuar gjithmonë rrezet e dielli të mëngjesit në Gollakun tonë të shtrenjtë! Përmes bisedave kujtoj Gollakun e bukur aty ku linda edhe unë. Përmes teje i kujtoj krojet , rrugët me kalldrëme .Poezi e Shaban Cakollit kushtuar vendit të vet:

VENDI IM
Natë për natë shëtis
nëpër kozmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve
Përmes këtyre vargjeve tua e kujtoj cicërimën e zogjve , ylberin shume ngjyrësh , që i zbukuronte fushat dhe malet tona. I kujtoj bisedat për kulturën dhe zakonet tona. I kujtoj edhe vuajtjet e asaj ane nga barbaria serbe që u përpoqëm se bashku t'i vëmë te gjitha qe i përmenda në letër , andaj kam obligim instiktiv të përkujtoj për lexuesit edhe Malësinë e Gollakut, që linde edhe ti i madhi Shaban Cakolli. Malësinë e Gollakut për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!

Malësia e Gollakut – Krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatën ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për gllabërimin e kësaj ane shqiptare!Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë dhe instrumentistë popullor.

Nga këta krijues ishte edhe Shaban Cakolli ,njëri ndër të shkolluarit e parë që ndoqi arsimin edhe të lartin. Vendlindja e tij është fshati Krilevë që i rezistoj deri e fundit shpërnguljeve. Shtrihet po në atë pjesë të Gollakut (Gallapit)në rrethin e Dardanes ish (Kamenicë) dhe Prishtinë me pamje piktoreske dhe të bukura me rrugën gjarpërore që lidh fshatrat Strexoc, Gllogovicë ,Dabishec, Kremenatë ,Prapashticë , Keqekollë ,Grashticë, Makoc dhe Llukari qe përkufizohet me Prishtinën.

Shaban Cakolli në grup me anëtaret e "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani.
- Shaban Cakolli, lindur më 1958 në Krilevë. Mosha fëmijërore e gjeti të inkuadruar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte i pasionuar mbas letërsisë me çka edhe la gjurmë kudo që ishte.

Shkrimet nga Shaban Cakolli

Me shkrime vazhdoj të merret qysh në moshës fëmijërore duke shkruar për mësuesit ,nënën , bukuritë e natyrës , heronjtë dhe e mundonte gjithnjë pozicioni i shqiptarëve nën pushtimin serbo-sllav .Nga kjo gjendja jo e favorshme për të jetuar në Kosovë Shabani emigroj në Gjermani .
Diskutim i Shaban Cakollit nga tubimi i "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani" me rastin e mbajtjes së orës letrare kushtuar përkujtimit për vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në Heidelberg.
Në Gjermani edhe se u përpoq të ambientohet në një vend të zhvilluar kurrë se gjeti qetësinë e shpirtit , po gjithnjë e kishte në barrë, Kosovën dhe sfidat e saj për çlirim. Edhe shkrimet qe i kishte pasion te përhershëm i ndërlidhte me aktualitetin e saj . Shkruante poezi, prozë ,publicistikë dhe reportazhe . Shkrimet e tij janë botuar në gazeta, revista periodike dhe në portale informative për art, kulturë dhe politikë. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "Zëri ", "Republika", "Fjala e lirë", "Rruga e jonë", "Doruntina", etj. Portalet në bashkëpunim ishin Zemra shqiptare ,Alb-Emigrant, Dielli , Tribuna shqiptare ,Filial,Revista Drini etj.

Një poezi nga Shaban Cakolli për poetin:

POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...

(Elegji për poetin Shaban Cakollin nga Agim Gashi )

U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.
O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurrë su ndale për atdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriçoje.
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.
30.07.2014
Düren

Shaban Cakolli në një takim kulturor

Heshta dhe qava për ty!Poezi kushtuar Shaban Cakollit nga Asllan Dibrani

Heshtjen kisha si ngushëllim
Kurrë nuk desha të lotoj
Për ty rrodhi loti
Qava shumë qava
Në vetmi të kujtova
Nga dridhja belbëzova
U lava sa herë u lava
Lotët me uji i përzjeva
Kërkoja, e s'di çka kërkoja
Si vdiq Shaban Cakolli u shokova
Aq i ri na ike në amshim
Për gjithmonë e pa kthim
Po qaj dhe tani po qaj
Lapsin në dorë unë e kam
Veten dot se mbajë...

Pamje nga anëtaret e Lidhjes se Shkrimtareve ne Gjermani me rastin e orës letrare kushtuar Azem Shkrelit ne Eneppetal me Muharrem Sfarqa,Shaban Cakolli,Ali Berisha , Martin Çuni,Liman Zogaj,Dibran Demaku, Agim Gashi,Pal Solkoli,Asllan Dibrani,Sadik Krasniqi etj.
Ai ka botuar në gazetat e Kosovës dhe Diasporës, atyre në Maqedoni dhe në Shqipëri. Jetoj dhe krijoj në Gladbek të Gjermanisë, që nga ardhja e tij nga Kosova. Shkrimet e tij i ka botuar në këto përmbledhje poetike si më poshtë:"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" dhe "Krisma e Fjalës"
Shabani la në dorëshkrim të përgatitje edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani ,aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.

Pamje nga nje takim i orës letrare në Koblenz Gjermani. Ishte një punëtor dhe veprimtar shumë vjeçar, po edhe anëtar i disa shoqatave dhe Klubeve. Ai ishte aktiv në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë nëGjermani(LSHAKSH) ku edh shpesh ka raportuar shkrime për aktivitetet tona.

-Disa shkrime të tij janë përkthye në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe Diasporë. Ai ishte aktiv në "Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani"(LSHAKSH), po edhe si anëtar i kryesisë në cilësinë e sekretarit me të cilin rast përfitoj t'i ngushëlloj familjen e të ndjerit Shaban Cakollit dhe farefisin e tij .Po ashtu edhe anëtarëve e Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani. Shaban ty të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Le të mbes ky shkrim si mesazh që edhe se ike Shaban i ri për atë botë, pa na thënë lamtumirë,me mall e vaj do të kujtojmë përmes veprave dhe modestisë tuaj të një burri me virtyte të larta që nuk do të harrojmë asnjëherë në jet.

Foto-Reportazh biografik kushtuar vdekjes së krijuesit , petit dhe veprimtarit Shaban Cakollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat