Studentët e Kolegjit Utika, ekspeditë 3-javore në Butrint

Kultura

Studentët e Kolegjit Utika, ekspeditë 3-javore në Butrint

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 10:49

Në fillim të kësaj vere, një grup studentësh nga Kolegji i Utikës, i cili ndodhet në Nju Jork, zhvilluan një praktikë mësimore 3-javore, në Parkun Kombëtar të Butrintit. Ky është grupi i fundit që ka marrë pjesë në një bashkëpunim unik midis kolegjit dhe parkut kombëtar, i cili ndodhet në një vend pak të njohur të botës, shkruan "Central New York Times".

Hija e një palme është një vend i pazakontë për studentët e këtij kolegji, por kësaj here, ky ka qenë vendi ku profesori i tyre, Tom Crist, zgjodhi të bënte kursin veror në osteologji, shkenca që studion kockat. Duke qëndruar në ballë të një tryeze pikniku, profesori ekzaminoi një kafkë njerëzore (kranium). Crist është “i fiksuar pas kockave” dhe si profesor i antropologjisë forensike në Kolegjin e Utikës, ai ka sjellë dhjetëra studentë në Parkun Kombëtar të Butrintit, për praktikë mësimore.

Njëra prej studenteve, Katelin Briggs thotë se, “kur shohim kockat përpiqemi të zbulojmë cilët ishin këta njerëz, sa vjeç ishin ata, çfarë gjinie kishin dhe gjëra të kësaj natyre”.

Dhe ata njerëz kanë pasur goxha origjinë. I vendosur në brigjet e Detit Jon, Butrinti ndodhej në kryëzimin e rrugëve të botës antike. Rrënojat e një amfiteatri grek ndodhen pranë forumit romak, tempujve dhe banjove; aty ndodhet një Katedrale mesjetare dhe një pagëzimore; një kullë veneciane dhe një fortesë osmane. Shtresat e historisë datojnë 3000 vjet më parë.

Paul Ukena, i sapodiplomuar nga Utika, shpehet se “më interesantja rreth këtij parku janë përmasat e tij, ndryshimet që ka pësuar gjatë kohës dhe ndjesia se, duke qenë këtu, edhe pse shumë kohë më vonë, ti bëhesh pjesë e historisë”.

Siç vë në dukje edhe profesor Crist-i, “ky ekskursion i ka nxjerrë studentët nga zonat e tyre të rehatisë, ashtu siç ka ndodhur dhe me popujt antikë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat