Ditëlindje për Ernest Heminguejn

Kultura

Ditëlindje për Ernest Heminguejn

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:33

Muzikë e mirë jazz dhe bluz dhe lexime nga veprat e Ernest Heminguejit. Tirana feston ditëlindjen e nobelistit amerikan.

Ernest Heminguej lindi dhe vdiq në korrik. Në Tiranë ku ka një bar me emrin dhe imazhin e tij, duan t’ia festojnë ditëlindjen e 115-të me lexime nga tekstet e tij dhe me muzikë të mirë.

Ajo që nis si urim për ditëlindje bëhet arenë zhurme dhe birre, edhe pse luhet muzikë e mirë jazz e bluz, dhe ka lexime suprizë si ky që bën Sirdan Sirxhic që sapo ka ardhur në rezidencën e shkrimtarit.

“Kam mësuar shumë prej Heminguejit. Në radhë të parë unë jam lexues dhe kur të më vijë koha që të vdesë, do doja të kujtohesha në radhë të parë si lexues i mirë. Kështu kam njohur Heminguejin si njeri të stilit, me metrikë precize. Unë besoj se autorët e prozës mund të mësojnë diçka prej letërsisë së Hemnguejit e cila duke ruajtur profil të ulët, ishte më e hapur ndaj publikut nga ç’është letërsia sot. Kjo e bëri të ishte letërsi e nivelit të lartë.”

Sirxhic lexon në gjuhën e vet një pjesë nga “Plaku dhe deti”, novelë e lindur si gjithë letërsia e heminguejit nga një përvojë jete e pasur me ngjarje, luftë, gazetari, lundrim, gjah, pije, humbje, martesa dhe divorce. Këto të fundit përmenden shpesh kësaj nate si një e përbashkët tepër ordinere që nobelisti amerikan i duhet të ketë me këta të birrës në Tiranë.

Është kohë pushimesh. Jo për Sirdan Sirxhic. Proza ndër të tjera kërkon djersë.

“Për mua qëndrimi në rezidencën e shkrimtarit, “Tirana in beetëen” do të jetë proces i lodhshëm pune. Jam në faqet e para të romanit tim të dytë. Gjatë kësaj do të kem disa lexime për publikun në Tiranë. Pra nuk mendoj për pushime. Ndoshta në të ardhmen…”

Nata e Heminguejit bëhet një natë më shumë e muajit të jazzit në kryeqytet, një natë më shumë në jetën e përditshme të natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat