Udhëtim artistik në 5 kontinente

Kultura

Udhëtim artistik në 5 kontinente

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 16:27

Në një kënd të Galerisë Kombëtare të Arteve pikturat me temë historike, janë zhvendosur për t’u zëvendësuar përkohësisht nga këto punime.

Arti i rrugës se dy artistëve finlandezë, sjell në të njëjtën hapësirë me pikturën e realizimit socialist, grafika që trasformojnë kufinjtë mes kontinenteve dhe fotografi që portretizojnë realitetin e Tiranës.

Niko Egs, me fytyrë gjysmë të mbuluar që për penel përdor shiringën, e koncepton hartën e botës me ngjyrat kombëtare kuq e zi.

Ndërsa arti i Noora Geagea merr jetë nga udhëtimet e kryera në 40 vende të botës nga pesë kontinente.

Së fundmi edhe në Shqipëri.

Ekspozita “Five” me 15 punë në fotografi, video dhe grafikë do të qëndroje e hapur deri në 22 Korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat