Sherlock Holmes, mes të vërtetës dhe legjendës

Kultura

Sherlock Holmes, mes të vërtetës dhe legjendës

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 14:45

I hyrë në legjendë si një prej krijesave më të jashtëzakonshme dhe jetëgjata të fantazisë letrare, Sherlock Holmes ka një aftësi të mrekullueshme për observim dhe deduktim: është i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim

I futur në legjendë si një prej krijesave më të jashtëzakonshme dhe jetëgjata të fantazisë letrare, Sherlock Holmes ka një aftësi të mrekullueshme për observim dhe deduktim: është i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim. I pëlqen ta përcaktojë vetveten si një “tru, gjithë pjesa tjetër është një shtojcë”. Edhe sot frymëzon libra me peshë që, mes seriozëve dhe atyre me vizatime, e trajtojnë si një person që ka jetuar me të vërtetë. Për të mos folurpër rrëfimet e aventurave të reja, dokumentarë, seri televizive dhe filma.

Provoni të lexoni këtë dialog: “Sigurisht, ju jeni ushtarak, ndërsa unë një oficer i vogël, i parëndësishëm, tha burri me profil si shqiponjë”. “Ishit pjesë e regjimentit të Highland dhe keni kryer shërbim në Barbados. Jeni liruar prej pak kohësh’. ‘Po si mund të dini gjithë këto gjëra kur unë ende nuk kam folur?’ ‘E thjeshtë. Ju hytë në dhomë pa e hequr kapelen, dhe kështu unë konkludova se keni qenë ushtarak. Pamja pakëz autoritare, kombinuar me moshën më bëri të kuptoj se keni qenë oficer i vogël. Ndërsa nga lëkura e ballit kuptova që keni qenë në Barbados sepse ai lloj infeksioni i lëkurës të prek pikërisht atje’”. Tingëlon si deduksioni klasik “elementar” i tipit Sherlock Holmes. Por pavarësisht dukjes, detektivi më i famshëm i letërsisë, këtë herë nuk hyn fare. Të paktën jo drejtpërdrejtë: në fakt bëhet fjalë për një fragment të një leksioni të diagnostikës të profesor Joseph Bell, docent i Mjekësisë në Universitetin e Edinburgut në Skoci. Njeriu që frymëzoi personazhin e detektivit të një prej studentëve të tij, shkrimtarit Arthur Conan Doyle.

Në legjendë

I hyrë në legjendë si një prej krijesave më të jashtëzakonshme dhe jetëgjata të fantazisë letrare, Sherlock Holmes ka një aftësi të mrekullueshme për observim dhe deduktim: është i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim. I pëlqen ta përcaktojë vetveten si një “tru, gjithë pjesa tjetër është një shtojcë”. Edhe sot frymëzon libra me peshë që, mes seriozëve dhe atyre me vizatime, e trajtojnë si një person që ka jetuar me të vërtetë. Për të mos folur për rrëfimet e aventurave të reja, dokumentarë, seri televizive dhe filma. Shfaqja më e fundit e detektivit është në filmin e Guy Ritchie, “Sherlock Holmes”. Producentët kanë qenë aq të sigurtë për suksesin saqë pa dalë edne ata kanë patur të gatshëm edhe vazhdimin. E megjithatë, kur njëqind vjet më parë mjeku i ri Conan Doyle e zinte kohën që i linin të lirë pacientët e tij (praktikisht të gjithë ditën) duke shkruajtur tregime policeske, as që e mendonte fare që ishte duke krijuar një mit të pavdekshëm.

Diagnoza deduktive

“Duke lexuar disa kronika policeske u befasova shumë nga fakti që pothuajse gjithmonë rezultatet arriheshin në mënyrë rastësore”, shkruante Doyle në kujtimet e tij. “Gaboriau (një shkrimtar i romaneve policorë francezë) më linte shumë mbresa për zhvillimin e pastër të linjave të rrëfimeve të tij dhe detektivi i jashtëzakonshëm i Edgar Alan Poe, monsieur Dupin ishte një prej heronjve të mi që në fëmijëri”, saktësonte ai. “Por mundesha që të shtoja edhe dicka të re? Mendoja të imentohesha në një histori ku rotagonisti e trajtonte krimin ashtu si doktor Bell trajtonte sëmundjet dhe ku shkenca zëvendësohej nga ështja që hetohej. Rezultati ishte Sherlock Holmes”. Doktor Bell, të cilin e përmend Conan Doyle, quhej Joseph dhe ishte kirug që studentëve të tij u dukej si një detektiv i mjekësisë. “Qëndronte ulur me atë fytyrën e tij të kuqe, dhe bënte diagnozën e personave që hynin brenda përpara se këta të hapnin gojën. Jo vetëm u thoshte atyre simptomat që kishin, por specifikonte madje edhe disa detaje të së kaluarës së tyre; dhe rrallëherë ndodhte që të gabohej”.

Në një prej këtyre skenave, të ritreguar pikë për pikë nga Doyle tek “Sherlock Holmes dhe farat e portokallit” Bell i uronte mirëseardhjen një pacienteje me një fëmijë në krah: “Si e bëtë udhëtimin që nga Burntisland?’ ‘Në karrocë’. ‘Po pastaj, shkuat në këmbë deri në Inverleith Row?’ ‘Po’. ‘Dhe kujt ia latë fëmijën tjetër?’ ‘E lashë me motrën time, Leith’. ‘Dhe mendoni të ktheheni të punoni në fabrikën e linoleumit?’ ‘Sigurisht’. Shpjegimi është i qartë dhe i goditur: “Shikoni zotërinj, tha më pas Bell duke u kthyer nga klasa, ‘kur zonja më përshëndeti sapo hyri tek dera vura re aksentin e saj nga Fife, që sic e dini është pranë Burntisland. Më pas vura re dheun e kuq në këpucët e saj. Dhe e vetmja tokë e këtij lloji pranë Edinburgut ndodhet tek kopshtet botanikë: Inverleith Row është rruga më komode që përshkon kopshtet. Më pas vura re se palltoja që ka në krah është shumë e vogël për fëmijën që ka me vete, pra kishte dalë nga shtëpia me dy fëmijë. Dhe në fund, vura re një dermatit në gishtërinjtë e dorës së djathtë, tipike për ata që punojnë në fabrikat e linoleumit në Burntisland”.

Përtej këtyre demonstrimeve spektakolarë (dhe ndoshta të kobbinuar, duke parë që shërbenin për të theksuar në sytë e studentëve të tij rëndësinë e një ekzaminimi të detajuar gjatë diagnostikimit) është e mundur që edhe aspekte të tjerë të jetës së mjekut kanë frymëzuar Conan Doyle. Në fakt, Joseph Bell ka qenë konsulent i policisë gjatë hetimeve të krimeve të ndryshëm, tamam ashtu sikurse një tjetër koleg i tij, mjeku Henry Little John. Sipas disa studiuesve, në epokën e vrasjeve të Jack the Ripper në verën e vitit 1888, si Little John ashtu edhe Bell konsultoheshin nga policia e Londrës. Të dy ekzaminonin dosjet e policisë që e kufizonte fushëpamjen tek katër të dyshuar, dhe të dy vinin gishtin tek i njëjti emër. Se cili ishte, megjithatë, askush nuk e di pasi relacionet e dy mjekëve (nëse kanë ekzistuar ndonjëherë) rezultojnë sot të pagjetshme.

Në anagraf

Sherringford Holmes: Në fillim duhej të ishte ky emri i detektivit: “Nuk dija si ta quaja”, shruante Conan Doyle. ‘Kam ende fletë të bllokut të shënimeve me emrat e shumtë që më vinin në mendje. Rebelohesha ndaj idesë që të bija në nevojën banale për të përdorur një emër që të linte të kuptoje identitetin e personazhit, si për shembull Mr. Sharps (Z. I Zgjuar), apo Mr. Ferrets (Z. Hetimi). “Emri i parë që zgjodha ishte Sherringford Holmes, që më vonë e modifikova në Sherlock Holmes”.

Për emrin e pagëzimit të personazhit Conan Doyle u frymëzua pothuajse me siguri nga mbiemri i një shokut të klasës, Patrick Sherlock: jo shumë brilant, por i apasionuar pas recitimit. Tamam si detektivi i tij, i cili pëlqente të hetonte si i panjohur duke marrë identitete të sajuar.

Ndërsa mbiemri Holmes është një homazh për shkrimtarin dhe anatomistin amerikan Oliver Wendell Holmes, shkrimtar dhe pionier i mjekësisë moderne, të cilin Doyle e admironte. Kulti për duhanin dhe mendja analitike e Wendell Holmes (përvec dijeve të tij shkencore) do të jenë elementët më të dukshëm.

Mbërrin Watson

I vetëdijshëm për figurën e narratorit në rrëfimet e Poe të përqëndruar tek Auguste Dupin, por edhe për shokun jo shumë brilant të hetuesit Lecoq të krijuar nga Gaboriau, Doyle u bind se detektivi i tij duhej të kishte një të dytë. “Duke qenë se Holmes nuk mund të tregonte vetë aventurat e tij”, shpjegon shkrimtari, “ishte e domosdoshme të ideohej një personazh që do të ishte shok i tij i përjetshëm, një njeri i veprimit, i cili të merrte pjesë në të gjitha për t’i rrëfyer ato më vonë. Duhej një emër i zakonshëm, pa shumë pretendime, dhe Watson ishte i përshtatshëm”. Vec të tjerave, fakti që një tjetër mjek i njohur i Edinburgut të asaj kohe quhej pikërisht Patrick Heron Watson, me siguri që ka kontribuar për këtë zgjedhje.

Në kërkim të një fytyre

Në takimet përgatitorë të romanit të parë të Sherlock Holmes (Një studio e kuqe, 1887) protagonisti quhej ende Oliver Sacker (një prej emrave të shumtë provizorë). Por aspekti fizik i tij ishte tashmë përfundimtari, i frymëzuar edhe një herë nga ai i Joseph Bell: shikim penetrues dhe gishtërinj të gjatë janë tipare që i janë “vjedhur” mjekut skocez. Megjithatë, kur revista “The Strand Magazine” që botonte tregumet e Sherlock Holmes vendosi që të ilustrojë këto histori që botonte, një gjë e papritur ishte që fytyra e tij nuk ishte e ngjashme me atë të Bell, por me një modelues të njohur të kohës, Walter Paget. Pikërisht këtë të fundit, Drejtori i “Strand Magazine” e kishte menduar si ilustrues të aventurave të krijuara nga Conan Doyle, por në fund detyra iu ngarkua vëllait të Paget, Sidney, i cili zgjodhi piëkrisht profilin e Walter si model për fytyrën e Holmes. Ndërkohë që llulla, flokët e lëpurë, xhaketa prej princi të Uellsit (ndonëse të frymëzuar nga veshjet e zotërinjve anglezë të kohës) janë të gjitha sajesa të Hollywoodit. Ashtu sikurse dhe fraza e njohur “Elementare Watson!” e cila nuk shfaqet, në këtë formë, në asnjërin prej romaneve.

Kortezi…

Kur Conan Doyle botoi tregimin e parë të aventurave të Holmes në pjesën e përparme të librit botoi një dedikim: “Për Doktor Bell”. Dhe në intervista, ashtu si në të vetmen dëshmi me zë të tijën, shkrimtari deklaroi në mënyrë të qartë se kush ishte frymëzuesi i parë i detektivit të famshëm. Jo vetëm kaq. Conan Doyle i shkruante vetë Bellit në 4 maj 1892: “Ju jam juve borxhli për Sherlock Holmes dhe, ndonëse në tregimet unë kam avantazhin që ta bëj të jetojë cdo lloj situate dramatike, nuk besoj se puna e tij analitike është një ekzagjerim i disa efekteve që ju kam parë t’i prodhoni mbi pacientët tanë”.

Nga ana e tij, Bellit dukej se i pëlqente vëmendja dhe mirënjohja e ish studentit të tij. E quante një narrator të lindur: “Suksesi juaj është i merituar, emri i heroit tuaj adhurohet nga të rinjtë e këtij vendi për shkak të sofistikimit të metodave të tij. Tregon se sa e lehtë është, nëse vetëm vëzhgohen, të zbulohen shumë gjëra në lidhje me punën dhe me persinalitetit e miqve dhe, në të njëjtën kohë, të demaskohen kriminelët dhe të zbulohen planet e tyre”. Megjithatë, Bell, të cilit nuk i pëlqente publiciteti dhe që, edhe kur kish ndihmuar policinë kishte kërkuar gjithmonë që emri i tij të mos citohej, privatisht dukej se shprehte gjykime më pak entuziastë.

…dhe helm

Sipas biografes skoceze Jessie Saxby, e cila botoi një libër mbi Bellin dy vite pas vdekjes së mjekut (1911) ish profesori, në ambiente private i quante historitë e Holmes “një tufë me dërdëllitje”. Sherlock Holmesit i mungonte rreptësia shkencore e mjekut. Gjatë leksioneve të tij, Bell kërkonte gjithmonë që t’u bënte të kuptonin studentët se sa i rëndësishëm është vëzhgimi i detajeve tek pacientët, por në të njjëtën kohë se sa e domosdoshme ishte që të kontrollohej më pas në mënyrë të përpiktë cdo supozim. Ndryshe nga detektivi (që shpesh ndihmohet nga precipitimi i fakteve pas supozimeve të tij), mjeku ishte në fakt i vetëdijshëm për risqet që mund të rezervonte cdo lloj analize që bëhej vetëm nëpërmjet deduksionit logjik. Në këtë drejtim, Bellit i pëlqente të tregonte gjithnjë një anektodë që i kish ndodhur gjatë një xhiroje vizitash. “Ju i bini një vegle në një grup muzikor, apo jo?” kish pyetur një herë një pacient. “Po”, ishte përgjigjur i sëmuri. Kështu, duke u kthyer nga studentët që e shoqëronin, u shpjegoi: “Shikoni, është shumë e thjeshtë. Ky njeri ka një paralizë të muskujve të faqes, që vjen nga fakti që i fryn shumë një instrumenti frymor. Nuk na mbetet vecse të pyesim për të marrë një konfirmim. Njeri i mirë, kujt instrumenti i bini?”. “Daulles”, ishte përgjigja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat