Historitë e suksesit shqiptar në Amerikë

Kultura

Historitë e suksesit shqiptar në Amerikë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 11:58

Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, sipas organizatorëve do të shoqërohet me premierën e një dokumentari kushtuar secilit prej 150 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm, duke përfshirë këtu fituesin e çmimit Nobel për Mjekësi Dr, Ferid Murad, të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit të shtetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, aktoren e famshme dhe të njohur në botë, Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj.

Një spektakël i madh në Amerikë kushtuar 150 shqiptaro-amerikanëve më të suksesshëm të viteve të fundit në të gjitha fushat.

Është kjo iniciativa më e fundit e Grupit Shqiptar të Medias, Fadil Berisha Studio, Këshillit Amerikan dhe Fondit të Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën. Mbrëmja gala do të mbahet në datë 3 maj në Nju Jork dhe do të drejtohet nga aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Elisa Dushku dhe Tony Dovolani, një nga kërcimtarët më të famshëm në botë.

Spektakli i titulluar "Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi” synon të nxjerrë në pah kontributet e 150 shqiptarëve më të suksesshëm në biznes, shkencë, politikë, art etj.

Një nga qëllimet kryesore të organizatorëve të këtij spektakli është krijimi i një baze të dhënash se kush janë shqiptarët më të suksesshëm dhe cili është kontributi që ata japin në jetën amerikane.

Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, sipas organizatorëve do të shoqërohet me premierën e një dokumentari kushtuar secilit prej 150 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm, duke përfshirë këtu fituesin e çmimit Nobel për Mjekësi Dr, Ferid Murad, të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit të shtetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, aktoren e famshme dhe të njohur në botë, Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj, fotografin me emër në Amerikë Fadil Berisha, bankierin Richard Lucka, gazetaren e Fox Neës Lidia Ujkaj, bamirësen Shpresa Xhaklli, komedianin e famshëm James Belushi, politikanin e Uashingtonit Ilir Zherka, tenorin Saimir Pirgu, aktori Mike Dusi dhe shumë të tjerë.

35% e të ardhurave neto të këtij projekti do të shkojnë për Fondin e Arsimit Amerikan të Kosovës – Këshillit Amerikan. Në të njëjtën kohë, një pjesë e të ardhura do të përdoren për realizimin e një albumi-libër, që do të përfshijë në faqet e tij 150 personalitetet në fushën e tyre dhe historitë e suksesit, që i kanë shoqëruar. /KultPlus

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat